EKSKLUZIVE/ Grabitja e armëve në bazën e Pashalimanit, zbardhen EMRAT e 4 ushtarakëve që rrezikojnë burgun

Publikuar tek: aktualitet, më 15:22 12-01-2019 EKSKLUZIVE/ Grabitja e armëve në bazën e Pashalimanit, zbardhen EMRAT e 4 ushtarakëve që rrezikojnë burgun

Newsbomb.al zbardh emrat e 4 ushtarakëve të cilët rrezikojnë burgun për shkak të vjedhjes së armëve, dje në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.

Newsbomb.al mëson se 4 ushtarakët e shoqëruar në polici janë Ervis Vladimir Memsulaj, 23 vjeç, banues në Bashaj të Vlorës; Ardit Haris Ramaj, 25 vjeç, banues në Bolenë të Vlorës; Edlir Nuri Nelaj, 42 vjeç, banues në lagjen 10 korriku të Vlorës dhe Lesko Halo Ramosaçaj, 52 vjeç, banues në lagjen 28 nëntori të Vlorës.

4 ushtarakët akuzohen për veprën penale 'shpërdorim detyre', ndërsa burimet bëjnë me dije se dyshohet që ata të kenë ndihmuar në vjedhje.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në bazë janë vjedhur dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës./ Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL/ Hekuri i madh bie nga lart në mes të skenës, shmanget mrekullisht TRAGJEDIA te Akademia e Arteve (FOTOT)
Zëdhënësi i Presidentit: Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Metën të ushtrojë kompetencat e tij »
Article Logic
Execution time: 0.0046780109405518
array(1) { ["section"]=> string(111) "ekskluzive-grabitja-e-armeve-ne-bazen-e-pashalimanit-zbardhen-emrat-e-4-ushtarakeve-qe-rrezikojne-burgun-148510" }