EKSKLUZIVE/ Kush është vajza që po mban mbërthyer publikun, flet Rozana Radi: Çfarë i thashë që më mbrojti kur isha rrëzuar...

Publikuar tek: kulture-art, më 09:45 25-10-2016 EKSKLUZIVE/ Kush është vajza që po mban mbërthyer publikun, flet Rozana Radi: Çfarë i thashë që më mbrojti kur isha rrëzuar...

*Nga Anta Muçaku

Rozana Radi, këngëtarja për të cilën është e kotë të shkruash paragrafe prezantuese pasi të gjithë e njohin artin e saj, që këtë herë ka goditur publikun shqiptar, ndoshta më bukur e më fort se çdoherë tjetër. “Ma thuaj ti”, kënga konkurruese e Rozit në “Kënga Magjike” po shpërndahet në mënyrë masive po aq sa edhe mesazhi që teksti aq bukur i shkruar tejçon.

Por nëse për Rozin nuk duhen shumë fjalë prezantuese, është një vajzë aty, në hapat e parë të saj, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Vajza me gërsheta, me një arush të madh, që mbyll veshët për mos dëgjuar zhurmat e mbështjell me krahë mamin e saj rrëzuar përtokë, quhet Bianka Toçila.

roz1.jpg

Bianka është vetëm 7 vjeçe e gjysmë dhe për të kjo është hera e parë që interpreton para publikut.. Dhe është pikërisht Rozi ajo që e ngjit në skenë në formën më të bukur të mundshme por ndoshta edhe më të trishtë, pasi Bianka ka rolin e një vajze së cilës i duhet të dëgjojë grindjet e së ëmës dhe të atit, një marrëdhënie drejt fundit.

Por ajo që është interesante në këtë interpretim është fakti që Rozi e ka ruajtur Biankën nga ky subjekt i trishtë duke mos i treguar asgjë.

“Fëmijët duhen mbrojtur. Unë nuk mund t’i tregoja një fëmije aq të vogël e të brishtë që do bësh këtë e atë. Jo, unë e lashë Biankën në natyrshmërinë e saj dhe i thashë vetëm: Çfarë do bëje ti për të mbrojtur mamin nëse ajo rrëzohet?” rrëfen këngëtarja për newsbomb.al

Dhe duket se Bianka “rrëzimin” e Rozanës e ka zbërthyer  vetiu në një mënyrë të tillë që na ka mrekulluar të gjithëve .

roz.jpg

INTERVISTA me ROZANA RADIN – ANTA MUÇAKU për newsbomb.al

Si u njohët me Biankën dhe pse zgjodhët pikërisht atë për të interpretuar “Ma thuaj ti”?

Unë kërkoja një fëmijë që të dinte të interpretonte bukur dhe për hir të së vërtetës u drejtova te “Sirea Film” që mbledh të vegjël të talentuar. Por ajo që më bëri shumë përshtypje ishte fakti që aty kishte dhe fëmijë të cilët nuk kishin mundësi financiare të paguanin leksione. Kjo më preku shumë se i dua pafund fëmijët. I kërkova Leonard Bombajt një audicion, i morëm të gjithë...Ata erdhën me prindërit dhe ne u thamë; si do reagonin nëse mamaja e tyre vritej?

Më bëri veçanërisht përshtypje Bianka e cila kishte hyrë e para në zyrë dhe sa më pa më përqafoi. Kishte një portret shumë të bukur por sy të trishtë e shprehës. Më kujtoi veten. Bianka kishte vetëm dy javë që ishte regjistruar por çdo gjë e bënte aq natyrshëm dhe sillej e shpenguar...

Dhe si vendosët për Biankën?

Bëmë 4 ditë prova, pasi, ndonëse Bianka më pëlqeu që herën e parë, nuk vendosa mennjëherë për të.

Ajo që më ka ngelur në mendje , kur erdhi momenti i vendimit... U thashë prindërve: Më vjen shumë keq, unë i dua të gjithë këta fëmijë, janë shumë të talentuar të gjithë por më duhet të zgjedh vetëm një për këngën...

Dhe pikërisht në atë moment, prindi i një fëmije më tha: Rozana, fëmijët duhet të mësojnë që tani se në jetë duhet të punosh për të qenë i pari. M’u kujtuan fjalët e babit tim që më thoshte gjithmonë: Nëse nuk bën për këtë profesion lere, mos ia zer vendin dikujt tjetër.

Sa prova u deshën për të sjellë atë interpretim me Biankën dhe a i treguat më vonë vajzës subjektin e këngës për ta futur më shumë në rol?

Shumë pak. Ndoshta nuk do e besoni por kemi bërë shumë pak prova. Subjektin nuk e kemi diskutuar sepse Bianka është një fëmijë shumë i zgjuar, Bianka është lënë e lirë të luajë siç ajo do. I thoja vetëm: “Mami është vrarë, është rrëzuar” dhe Bianka menjëherë futej në rol pasi unë e pashë edhe me mamin e vet. Bianka është shumë e lidhur me të. E pyeta se çfarë kishte kuptuar nga kjo këngë dhe më tha: “ Prindërit nuk duhet të bërtasin, duhet ta kenë xhan njëri-tjetrin se ne jemi më të lumtur”.

Po pak para daljes në skenë, si e përjetoi?

Ajo vajzë më ka habitur vërtet. Ishte duke luajtur me Anën vajzën e Arditit që qëlloi aty për fat të mirë, më çuditi, ishte duke vizatuar, pastaj hëngri bukë...dhe me t’i thënë unë: “A je gati se duhet të dalim në skenë, Bianka sikur mos të qe duke bërë asgjë më tha: Po, jam gati!”

Shkoi me vrap mori arushin e doli. Dhe të betohem, që edhe fëmijën tim do e doja si Bianka.

Të kthehemi pak te krijimi yt. Si lindi ideja e kësaj këngë?

Kam dy vjet që punoj me këtë këngë bashkë me Elgit Dodën dhe kemi qenë aq selektiv sa thonin: ja edhe një ditë, edhe një ditë... Doja të sillja një frymë të re dhe Elgitin, ndonëse jam më e madhe se ai, e kam dëgjuar për çdo gjë, si profesor. Sepse unë kam shumë disiplinë pune, e dëgjoja me mjaft interes dhe ja, ky ishte rezultati.

Për të parën herë në këtë stil më ka sjellë Adi Hila dhe unë s’mund ta harroj. Ai më thoshte: Rozana këtu duhet të jesh ti, sepse interpreton, përcjell ndjeshmëri, aktron, ky stil të bën të veçantë nga këngëtaret e tjera.

Performancën e kuroi me detaje Joni Peçi duke më sjellë tërësisht ndryshe, në veshje, stil e gjithçka.

Po tekstin? Gjithë mesazhi është aty... Si, kur e ke shkruar?

Para dy vjetësh, ka qenë verë, vetëm në shtëpi.. Ia nisa një mikeshës sime dhe ajo më tha: wauuuuuuuu.

I bukur por nuk është gjithçka ia ktheva dhe kjo ishte hera e parë që unë thoja këtë për një tekst timin. Punoja përditë, shkruaja në makinë sepse shpesh shkruaj aty...por kam patur shumë emocion. Jam njeri perëndimesh jo agimesh, një person mjaft i lidhur me familjen, me prindërit...jam mjaft sociale dhe kur erdhi puna te kjo këngë thashë: Ok, mirë. Dhe s’thashë "wowww!!"

Si po e përjeton suksesin e këngës? Shumë artistë e këngëtarë e kanë shpërndarë atë masivisht në rrjetet sociale...

I jam shumë falenderuese. Unë nuk i servilosem askujt por i detyrohem shumë se janë treguar më të vërtetë se kurrë. E kam të vështirë të them faleminderit se më duket vetja pak si fëmijë por tani më pëlqen të jem pak kështu dhe i falenderoj.

Për kë shkon “Ma thuaj ti?”

Në fakt njerëzit mendojnë se unë i këndoj femrës por në fakt unë i këndoj meshkujve ndonëse epiqendra janë ato. Nëse një mashkull ndalon dhe dëgjon për 3 minuta e 20 sekonda, aq sa është kënga ime, do kishim një krim më pak, një ndarje më pak, një fëmijë të lumtur.

Unë e ngrita zërin jo për të bërtitur, por për të gjitha ato femra që nuk kanë mundësi të shprehen...unë nuk mund të kem sukses nëse ju nguroni. Ne mund te bëjmë gjithcka që mund të bëjnë meshkujt , por janë meshkujt ata që duhet të thonë: Ne mund të bejme gjithcka që mund të bëjnë dhe femrat. Pyetja nuk ështe kush do të na lejojë ne të jemi të forta, por kush do mund të na ndalojë.

roz2.jpg

roz3.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis rikonstruktimi i dy kishave në Boboshticë, vlera të mëdha në pjesën ndërtimore dhe në pikturën murale
Shtëpia e Fishtës/ Forumi për Trashëgimninë, Kumbaros: Jeni bërë qesharakë, që ju ardhtë mandata, vetëm fjalë »
Article Logic
Execution time: 0.0274338722229
array(1) { ["section"]=> string(126) "ekskluzive-kush-eshte-vajza-qe-po-mban-mberthyer-publikun-flet-rozana-radi-cfare-i-thashe-qe-me-mbrojti-kur-isha-rrezuar-57312" }