Ekskluzive/ Mamaja e Rita Orës: Jam e lumtur që vajza arriti atë që donte, e nisëm nga zero

Publikuar tek: kulture-art, më 12:57 02-05-2015 Ekskluzive/ Mamaja e Rita Orës: Jam e lumtur që vajza arriti atë që donte, e nisëm nga zero Rita dhe Vera Ora

Vera Ora, mamaja e Rita Orës këngëtares shqiptare që mori famë në Britani tregon se është fantastike që vajza e saj arriti atë që donte. Ajo rrëfen në një intervistë me Mirela Sulën, gjatë konferencës ‘’Inspiring Migrant Women’’ se Rita Orën nuk e sheh si superstar, por si vajzën e saj dhe se është e lumtur që arriti atë që donte.

Vera tregon se e bija është e sinqertë dhe shumë e hapur. Nëna e Rita Orës ka emigruar nga Kosova në Angli, duke u kualifikuar më tej dhe duke vazhduar profesionin e psikologes. “E fillova nga zero, por kur e ndan mendjen mund të bësh gjithçka’’, thotë ajo.

''Inspiring Migrant Women'' u organizua në Londër nga Mirela Sula, kryeredaktore e revistës ''Psikologji''.

Je krenare për vajzën? Si është të jesh nëna e një superstari?

Për mua ajo është vajza ime nuk e shoh si superstar. Eshtë e vështirë sepse është një botë ndryshe. Ajo po bën atë që do dhe kjo është fantastike. Por ne të gjithë punojmë. Dhe kjo është e barabartë për të gjithë. Jam e lumtur që e arriti atë që donte. Jam e lumtur që po merr pjesë tani te ‘’The Voice’’. Eshtë kaq e sinqertë dhe e hapur. Pra është ‘’big fan’’ por është normale për të mbajtur qëndrueshmërinë në familje.

ritaveraora2

Rita dhe Vera Ora

Si prindër duhet të mbështesim fëmijët?

Fëmijët rriten shpejt. Ke talent dhe ekspozon fëmijët dhe e di që ata ecin. Gjërat nuk vijnë vetëm me shanc. Shoh si psikologe shumë njerëz që vijnë në mënyra të ndryshme. I ndihmojmë ata. Ajo që mundohem të bëj është se e di qellimin tim e di se do të bëj të pamundurën për fëmijët e mi.

Si e mban mend vitin e parë  në Londër?

Vera Ora: Emigracioni është i vështirë për të gjithë. Për shkak të shqetësimeve, në Kosovë ishte e vështirë. Të kisha dy vajza të vogla dhe djalin këtu në Mbretërinë e Bashkuar ishte e vështire. Duhet të mësoja anglishten në fillim. M’u tha që të merrja provimet e anglishtes dhe të kualifikohesha si doktoreshë ne psikologji. Pra jam një superstar në fushën time.

Të isha një grua emigrante, një nënë, një grua dhe profesioniste ka qenë e rëndësishme. E fillova nga 0 dhe ngadalë fillova të rritem. Por me pas mendoj se mund të bësh diçka nëse e ndan mendjen për ta bërë këtë.

ritaveraora3ok

Vera Ora në konferencën ''Inspiring Migrant Woman''

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, akademiku Vaso Tole sjell historikun e tij
Vjen më në fund “I’m Alive” e Elhaida Danit në versionin shqip »
Article Logic
Execution time: 0.019252061843872
array(1) { ["section"]=> string(94) "ekskluzive-mamaja-e-rita-ores-jam-e-lumtur-qe-vajza-arriti-ate-qe-donte-e-nisem-nga-zero-10220" }