Ekskluzive/ Menduh Thaçi marton 2 djemtë, fton Ilir Metën por jo Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 12:51 29-08-2015 Ekskluzive/ Menduh Thaçi marton 2 djemtë, fton Ilir Metën por jo Edi Ramën Majtas lart Menduh Thaçi me djemtë, poshtë Meta dhe Thaçi në Jalë dhe djathtas foto nga takimi Rama-Thaçi-Meta-Bushati në Pogradec 3 muaj më parë

Menduh Thaçi marton më 5 shtator 2 djemtë e tij dhe ka ftuar në dasmë Ilir Metën dhe Ramush Haradinajn., por ka lënë pa ftuar Edi Ramën.

Kreu i PDSH-së në Maqedoni, ka ftuar në gëzimin e dyfishtë kreun e Kuvendit Meta dhe liderin kosovar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Newsboomb.al mëson se një ftesë e tillë nuk i ka mbërritur kryeministrit shqiptar Edi Rama,

Së fundmi Thaçi është parë nën shoqërinë e Metës në Jalë, teksa ka qenë i ftuar i kreut të Kuvendit për të kaluar disa ditë pushimesh së bashku me të. Nga Jala, Meta së bashku me Thaçin e bënë publik takimin dhe orët e pushimeve mes tyre.

Tre muaj më parë pati një takim në Pogradec, mes Thaçit, Ramës, Metës, Ali Ahmetit të BDI-së dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Grabitësit dhe falsifikatorët s’do ta gëzojnë pronën. Jep edhe 3 raste me gjykatësit
Rama për PS-në e ndan Shqipërinë në 6 rajone, Vlorë-Gjirokastër drejtohet nga Kokëdhima »
Article Logic
Execution time: 0.023783922195435
array(1) { ["section"]=> string(78) "ekskluzive-menduh-thaci-marton-2-djemte-fton-ilir-meten-por-jo-edi-ramen-19463" }