Ekskluzive/ Nuk ka konsensus për drejtësinë, ‘Venecias’ i shkojnë të tre draftet e partive

Publikuar tek: politike, më 00:20 14-01-2016 Ekskluzive/ Nuk ka konsensus për drejtësinë, ‘Venecias’ i shkojnë të tre draftet e partive

Palët politike janë tërësisht larg arritjes së një konsensusi për të dalë me një draft të përbashkët për reformën në drejtësi. Pavarësisht angazhimit maksimal të ambasadorëve dhe specifikisht atij të SHBA-së Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vlahutin, PS, PD dhe LSI nuk heqin dorë nga qendrimet e tyre.

Newsbomb.al mëson se Komisionit të Venecias do i dërgohen zyrtarisht dy drafet e PS dhe PD për këtë reformë, si dhe shtesat e planifikuara nga LSI.

Do të jetë Komisioni i Venecias ai që do të arrijë në një rezultat final, që më pas pritet të votohet nga maxhoranca dhe opozita, pasi të dy palët janë shprehur të gatshëm të japin miratimin e tyre në Kuvend për çdo sugjerim që do të vijë nga ky komision.

Reforma në drejtësi është kushti kryesor i vendosur nga Bashkimi Europian për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë union, ndërsa Ambasadori Lu theksoi disa ditë më parë se miratimi i kësaj reforme është një kërkesë e drejtpërdrejtë e ‘Shtëpisë së Bardhë’ dhe presidentit amerikan Barack Obama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama dhe Meta po përdorin armët biologjike kundër njëri-tjetrit”, Berisha komenton marrëdhëniet brenda maxhorancës
Rama poston në ‘’FB’’ kërpudhën, shpërthejnë komentet për simbolikën (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.014616966247559
array(1) { ["section"]=> string(92) "ekskluzive-nuk-ka-konsensus-per-drejtesine-venecias-i-shkojne-te-tre-draftet-e-partive-29934" }