EKSKLUZIVE/ Përmendej në dosjen Habilaj, flet për herë të parë Ylli Baka: Ju tregoj lidhjen time

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:47 18-10-2017 EKSKLUZIVE/ Përmendej në dosjen Habilaj, flet për herë të parë Ylli Baka: Ju tregoj lidhjen time

Pak minuta më parë, newsbomb.al, publikoi detaje të reja nga përgjimet e dosjes “Habilaj”.

Në përgjimet ambientale mes Maridian Sulajt e Mariglen Alimuçajt përmendet edhe emri i këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka, shkruan newsbomb.al.

“Të dy flasin edhe për Ylli Bakën që ishte përdorues (droge) si gjithë të tjerët”, thuhej në dosjen e italianëve. Sakaq, Ylli Baka ka folur për newsbomb.al duke sqaruar lidhjen e tij me Habilajt.

“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte.  Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, ka thënë Baka për newsbomb.al.

I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij.

“E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve./ newsbomb.al

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14194798469543
array(1) { ["section"]=> string(99) "ekskluzive-permendej-ne-dosjen-habilaj-flet-per-here-te-pare-ylli-baka-ju-tregoj-lidhjen-time-96301" }