EKSKLUZIVE/ "Prangoset" në Bullgari Bes Kallaku, kush janë "kokat” e mëdha krah tij

Publikuar tek: kulture-art, më 12:29 04-04-2017 EKSKLUZIVE/

Me pranga në duar dhe me pamjen e një rebeli, aktori i njohur i humorit shqiptar Besart Kallaku vihet nën “arrest” në shtetin bullgar.

Por, mos u shqetësoni sepse në fakt, kemi të bëjmë me një rol filmi dhe Besi tashmë po depërton edhe në kinematografinë hollivudiane.

Në fotot e publikuara nga newsbomb.al aktori shfaqet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, pra si një aktor humori.

Besi është pjesë e një produksioni filmik të llojit “thriller-aksion” që ka si producent Issa Zaroui dhe një regjisor hollivudian. Mësohet se Besi luan rolin e një mafiozi shqiptar, ndërsa xhirimet po kryhen në Bullgari dhe filmi trajton historinë e një ngjarje që ndodh në Shqipëri, e që do ta zbulojmë shumë shpejt. 

“Ky është filmi i parë për mua i këtij zhanri dhe që marr pjesë në një film kaq internacional. Kjo është hera e parë për mua që luaj edhe rolin e një mafioz shqiptar”, u shpreh Besi për newsbomb.al.

Gjithashtu, në kastin e aktorëve të këtij filmi siç mëson newsbomb.al janë pjesë emra të njohur të kinematografisë së huaj si nga Amerika, Franca, si dhe nga Kosova e Shqipëria. Madje, një prej pjesëmarrësve ka qenë një protagonist i filmit “Indiana Jones”. Të gjithë presim me kërshëri çdo sjellë ky produksion që garanton sukses...

 bsss.jpg

besi-dy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrja e Ramës në një takim të ngrohtë, foton e publikon ajo vetë
Zbulimet arkeologjike në Durrës, gazetarja: Duan të ndryshojnë përkatësinë kohore të 'Torrës Veneciane' »
Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695
array(1) { ["section"]=> string(83) "ekskluzive-prangoset-ne-bullgari-bes-kallaku-kush-jane-kokat-e-medha-krah-tij-74071" }