Ekskluzive/ Publikohet posteri i fushatës së Veliajt: Drejtimi i duhur për Tiranën

Publikuar tek: politike, më 18:29 27-04-2015 Ekskluzive/ Publikohet posteri i fushatës së Veliajt: Drejtimi i duhur për Tiranën Posteri i fushates se Erion Veliajt per Tiranen

Erion Veliaj e ka bërë gati posterin e fushatës zgjedhore, por ende nuk është bërë publik për median.

“Drejtimi i duhur për Tiranën” është slogani për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen Evropiane, i shkruar brenda një shigjete që drejtohet nga Erion Veliaj. Ngjyra e shigjetës është e kuqe, shkronjat mbi të janë të bardha. 

Ky i fundit paraqitet me një këmishë të bardhë, me duart e kryqëzuara në anën tjetër të posterit ndërsa shigjeta është e drejtuar prej tij.

Newsbomb.al, e cila ka siguruar ekskluzivisht posterin e Veliajt, ka pyetur disa nga ideatorët, që thonë se gjithçka tregohet pas këtij posteri, janë disa nga objektet kryesore në kryeqytet, për t’i dhënë idenë e një metropolis.

Muzeu kombëtar, godina në qendër e hotel Tirana International apo 15 katëshit, xhamia, kulla e Sahatit e mandej korpusi universitar në sheshin “Nënë Tereza”, janë objektet e pasyquara në një skicë, prapa këtij posteri.

Ngjyra gjenerale e posterit ka mbetur e njëjtë: ajo e Rilindjes.

Nuk dihet nëse do të kenë sukses me një poster dhe slogan të tillë, por pritet që shumë shpejt, me fillimin e fushatës, këto detaje të saj të bëhen publike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrat e Ballkanit bojkotojnë konferencën e SEECP në Tiranë
Duma pas publikimit të emrit si e inkriminuar: Lista me emrin tim, një sajesë e trashë »
Article Logic
Execution time: 0.031530141830444
array(1) { ["section"]=> string(85) "ekskluzive-publikohet-posteri-i-fushates-se-veliajt-drejtimi-i-duhur-per-tiranen-9809" }