Ekskluzive/ Rama takon drejtuesit e policisë dhe prokurorisë në Vlorë, me të dhe Gramoz Ruçi (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 09:46 29-08-2015 Ekskluzive/ Rama takon drejtuesit e policisë dhe prokurorisë në Vlorë, me të dhe Gramoz Ruçi (FOTOT)

Me një këmishë të bardhë, pa kravatë dhe komod për një takim informal, kryeministri Edi Rama ka hyrë në lokalin në Vlorë, në vëmendjen e dhjetra syve që e ndiqnin dhe të tjerëve që e përshëndesnin.

Rama ka marrë në këtë takim me drejtuesit e policisë, prokurorisë, Avokaturës së Shtetit dhe AKKP-së, edhe Gramoz Ruçin.

Këto janë fotot ekskluzive në Vlorë, para se kryeministri të takojë edhe deputetet dhe kryetarët e bashkive të qarkut.

Rama e kishte planifikuar këtë udhëtim drejt Vlorës, siç e raportuam edhe ne dje,  vetëm dy ditë pas kthimit nga Vjena. Axhenda e kryeministrit do të jetë tejet e ngjeshur me takime përgjatë gjithë ditës.

Mësohet se Rama do të takohet me krerët e njësive vendore të Vlorës, si dhe me kryetarin e bashkisë, Dritan Lelin. Gjithashtu, është planifikuar një takim i kryeministrit me të gjithë krerët e bashkive të jugut të vendit. Takimi i Ramës me kryebashkiakët do organizohet në hotel Neë York.

Në media është folur ditën e sotme se Rama do të takohej nesër me deputetët e Vlorës dhe Tepelenës për çështjen e kanabisit, lidhur kjo edhe me operacionin e organizuar në Shqipëria dhe Italia dy ditë më parë, ku në pranga ranë 14 persona midis tyre edhe një polic.

ediramavlore2ok

ediramavlore4ok

ediramavlore3ok

ediramavlore5ok

ediramavlore6ok 

 ad

ad3

ad5

ad6

ad67jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i shqetësuar për Vlorën, takohet nesër me deputetët dhe kryebashkiakun
Rama: Grabitësit dhe falsifikatorët s’do ta gëzojnë pronën. Jep edhe 3 raste me gjykatësit »
Article Logic
Execution time: 0.020831823348999
array(1) { ["section"]=> string(102) "ekskluzive-rama-takon-drejtuesit-e-policise-dhe-prokurorise-ne-vlore-me-te-dhe-gramoz-ruci-fotot-19456" }