Ekskluzive/ Ronela Hajati nis bashkëjetesën, zbulohet mashkulli të cilin e mohoi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:44 16-04-2016 Ekskluzive/ Ronela Hajati nis bashkëjetesën, zbulohet mashkulli të cilin e mohoi

E mohoi për shumë kohë por tanimë është zbuluar dhe është ai... I riu Zerka. Ronela Hajati, jo vetëm që është në krahët e Young Zerkës por ndan edhe të njëjtën çati me të.

Newsbomb.al zbulon se çifti ka vendosur të bashkëjetojë. Sipas burimeve të afërta me çiftin, ata kanë marrë një apartament me qera në Tiranë, për të shijuar kështu të qetë dhe si dy të rritur marrëdhënien e tyre.

Ronela Hajati dhe Young  Zerka për një kohë të gjatë u vunë në qendër të vëmendjes mediatike dhe publikut për një lidhje dashurie që lindi gjatë spektaklit "Dancing With the Stars" por të dy e mohuan me forcë që kjo të ishte e vërtetë.

Ata thanë se ishin miq të mirë dhe se shkruanin tekste bashkë duke qenë këngëtarë.

Tani që jetojnë nën një çati do kenë mundësi të “miqësohen” më shumë.

ronnennn.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023437023162842
array(1) { ["section"]=> string(84) "ekskluzive-ronela-hajati-nis-bashkejetesen-zbulohet-mashkulli-te-cilin-e-mohoi-37825" }