Ekskluzive/ Shfrytëzonin guroret, ja 9 firmat që pezulloi Klosi (DOKUMENTI-EMRAT-GJOBAT)

Publikuar tek: barometri, më 09:00 18-07-2018 Ekskluzive/ Shfrytëzonin guroret, ja 9 firmat që pezulloi Klosi (DOKUMENTI-EMRAT-GJOBAT)

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka pezulluar dhe gjobitur 9 firmat që shfrytëzonin guroret në Skrapar.

Sipas ministrit janë konstatuar shkelje të mëdha dhe për këtë arsye janë marrë masa për gjobitjen e guroreve që operojnë në këtë zonë, veçanërisht në Novaj.

Në një konferencë për mediat, Klosi deklaroi sot se ka pasur abuzime të mëdha në gërmime por edhe ndryshim të koordinatave të lejeve të dhëna.

Sakaq, Newsbomb.al ka zbuluar edhe firmat të cilat janë gjobitur dhe u janë hequr lejet mjedisore.

Nga 25 firma që operojnë prej vitesh në Novaj, 9 prej tyre tashmë nuk kanë mundësi të operojnë në këtë zonë.

Dy shkeljet më të rënda të konstatuara ishin, ndryshimi i koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilitimin e zonës së gërmuar.

9 firmat ndaj të cilave është marrë masa e gjobës dhe heqjes së lejes mjedisore, infiromacion i siguruar nga Newsbomb.al:

Led-Bjon sh.p.k

Xhuljano 08”, shpk

Emiliano, shpk

KLERAJDI, shpk

Qato-01, shpk

ALION, shpk

Igli 07, shpk

Pietra, shpk

GERI – 01, shpk

Në rrethin e Skraparit aktiviteti minerar është i zhvilluar në dy zona dhe konkretisht; në Novaj ku punohet për nxjerrjen e pllakave të gurit gëlqeror dhe në zonën e Milovës në nxjerrjen e gëlqerorit masiv.

Aktiviteti minerar privat në Skrapar, ka filluar në vitin 2001 dhe deri tani ishin aktive 25 leje minerare shfrytëzimi.

 

37307338_10157435498213765_1429923564936495104_n-2.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036230087280273
array(1) { ["section"]=> string(91) "ekskluzive-shfrytezonin-guroret-ja-9-firmat-qe-pezulloi-klosi-dokumenti-emrat-gjobat-128269" }