Ekskluzive/ Skandali me progres raportin për Shqipërinë, newsbomb.al publikon vlerësimin nga KE

Publikuar tek: politike, më 13:38 09-11-2015 Ekskluzive/ Skandali me progres raportin për Shqipërinë, newsbomb.al publikon vlerësimin nga KE

“Shqipëria nuk është gati për Integrimin në familjen e madhe Europiane”, këtë na thotë vlerësimi nga progres raporti që publikohet zyrtarisht nesër. Komisioni Europian prezanton çdo vit  progres raportin për një nga zonat problematike të Europës që është rajoni i Ballkanit Jugperëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria. Duket se progres raporti për vendin tonë është një tjetër skandal me të cilin edhe opozita do ketë gjithë kohën e mundshme për t’u marrë me deklarata e akuza.

Newsbomb.al ka arritur të mësojë paraprakisht nga diplomatë të Komisionit Europian vlerësimin skandaloz në 5 prioritetet e pikat kyçe që duhet të përmbushë vendi ynë.

Sipas burimeve, ky është vlerësimi që ka marrë Shqipëria:

1-Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar= 3

2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë =1

3-Lufta kundër korrupsionit =2

4-Lufta kundër krimit të organizuar =2

5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut=2

Pra nga 1 deri në 5 që është vlerësimi i Komisionit Europian, Shqipëria ka marrë një vlerësim të ulët ku bie në sy ai për Forcimin e Pavarësisë së Institucioneve të Drejtësisë, e ndërsa duket se kemi përparuar disi në kualifikimin e administratës publike.

Ashtu siç do vit, edhe këtë herë Shqipëria duhet të lexojë vlerësimet sipas të cilave përparimet e bëra në të gjitha fushat janë minimaliste.

Me këtë progres-raport vendit tonë do t’i duhet të rrijë “në stol” edhe vitin e ardhshëm pasi rruga për anëtarësim, duket se do të jetë e gjatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Informaliteti/ “Ankesat, qarjet, njerëzit s’kanë mundësi”?! Ja çfarë thotë Rama për këtë
Zjarri në laboratorin e policisë, Ristani: Shkatërrimi i provave për trafikantët e drogës »
Article Logic
Execution time: 0.019867897033691
array(1) { ["section"]=> string(99) "ekskluzive-skandali-me-progres-raportin-per-shqiperine-newsbomb-al-publikon-vleresimin-nga-ke-25025" }