EKSKLUZIVE- Thellohet SKANDALI arkeologjik në Durrës, zbulohet HARTA që fshihte Instituti

Publikuar tek: kulture-art, më 11:45 15-02-2017 EKSKLUZIVE- Thellohet SKANDALI arkeologjik në Durrës, zbulohet HARTA që fshihte Instituti

Thellohet skandali i zbulimeve që u cilësuan si spektakolare në Durrësin arkeologjik.

Kjo që shikoni është harta që shoqëron vendimin e qeverisë për zonat e mbrojtura arkeologjike të Durrësit ( VKM 237, datë 23.03.  2011) dhe që nxjerr në pah dy elementë që përbëjnë të tërën e këtij skandali.

Ka qenë e qartë që në fillim se po gërmohej në zonën A të mbrojtur, ku në mënyrë kategorike nuk lejohen gërmime por për më tepër, ka qenë e qartë që në fillim edhe se çfarë po gërmohej, raporton newsbomb.al.

Në hartë shikohen lehtësisht të shënuara të gjitha objektet e zbuluara më pas gjatë gërmimeve, pra thënë ndryshe, Institucionet që sot bëjnë të paditurin në fakt dinin gjithçka.

Sakaq, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del me dy kërkesa të prera: Ndërprerja  e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar, si dhe zbulimin e të gjith sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone etj, në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti i cili është gërmuar me eksavator.

DEKLARATA E PLOTË E FORUMIT:

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore, do të marrë pjesë në dëgjesën publike të sotme të organizuar nga Bashkia Durrës, për të shfrytëzuar cdo mundësi, qoftë edhe të vonuar, për të frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të Durrësit arkeologjik.
Pavarësisht kësaj, Forumi këmbëngul që ligjet zbatohen dhe nuk diskutohen nëpër dëgjesa publike.
Sepse ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “A”, nuk lejohet asnjë punim nëntokësor dhe mbitokësor përvec shtresave rrugore.
Ndërsa në fakt, zona “A” është mbjellë me pilota betonarmeje deri 10 metra thellësi.
Atëhere, cfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës, kur pjesë e pilotave janë ngulur mu mbi muret ende të padokumentuara.
Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “B”, nuk lejohet asnjë lloj punimi pa përfunduar gëmimi arkeologjik.
Atëhere, cfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës kur në zonën B, punimet vazhdojnë me ritëm frenetike pavarësisht vendimit (po aq të vonuar) të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për t’i ndaluar ato.

Në gjithë këtë histori, ku Bashkia po bën zhurmën e saj për tu fshehur pas relacioneve konfuze të institucioneve që skanë bërë detyrën, bie në sy i munguari i madh: Ministria e Kulturës e Republikës sonë.
Atëherë për cfarë vlen kjo dëgjesë publike, kur të gjithë vendimmarrësit i janë fshehur publikut dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për muaj të tërë, derisa thesaret e nëntokës të dilnin në pah me gjithë madhështinë e tyre ndonëse të masakruara nga eskavatorët?

Forumi kërkon me forcë:
E para, ndërprerjen e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar.
E dyta, zbulimin e të gjith sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone etj, në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti i cili është gërmuar me eksavator.

bomb.jpg

 bomb1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Vargje dashurie" nga Lasgush Poradeci në 1921
“Merri 10 metra nga zona A, t’i kam falur”, Vangjush Dako s’di ç’thotë në debatin me Gjergj Bojaxhi (VIDEO FLAGRANTE) »
Article Logic
Execution time: 0.043498992919922
array(1) { ["section"]=> string(93) "ekskluzive-thellohet-skandali-arkeologjik-ne-durres-zbulohet-harta-qe-fshihte-instituti-68774" }