EKSKLUZIVE/ TOP CHANNEL SHKARKON SOKOL BALLËN, JA DREJTORI I RI

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 14-11-2017 EKSKLUZIVE/ TOP CHANNEL SHKARKON SOKOL BALLËN, JA DREJTORI I RI

"Furtunë" në gjigantin mediatik Top Channel. Newsbomb.al, mëson se Top Channel ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Informacionit Sokol Balla.

Në vend të tij, mëson ekskluzivisht newsbomb.al është emëruar Endri Xhafo, i larguar 2 muaj më parë nga ABC News për t’u bërë pjesë e Top Channel.

Xhafo do të mbajë detyrën e drejtorit të Informacionit deri në një urdhër të dytë, që do pasohet me një mbledhje bordi.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Sokol Ballës dhe bordit drejtues por newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar. Sakaq, nga "Top Story" Ballës nuk i është kërkuar të lëvizë por mbetet për t'u zbuluar vendimi që do marrë ish-drejtori tashmë për emisionin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0028328895568848
array(1) { ["section"]=> string(67) "ekskluzive-top-channel-shkarkon-sokol-ballen-ja-drejtori-i-ri-99539" }