Ekskluzive/ Zbardhet email i Ramës për Ministrat: Jeni bërë arrogantë, ambasadorët tallen me ju. Ndryshoni, ose lini anijen

Publikuar tek: politike, më 12:28 08-09-2015 Ekskluzive/ Zbardhet email i Ramës për Ministrat: Jeni bërë arrogantë, ambasadorët tallen me ju. Ndryshoni, ose lini anijen Edi Rama gjate fushates per zgjedhjet vendore te qershorit 2015

Kryeministri Edi Rama nuk ka menduar në tre mujorin e vet të këtij viti se qeveria që drejton ishte më e mira, dhe ishte e duhura për qytetarët. Madje, në mesin e marsit të këtij viti, me një email të gjatë drejtuar vetëm ministrave socialistë, ai thotë se ministrat e tij, janë bërë “arrogantë”, se njerëzit që ata i rrethojnë, janë njerëz që më së shumti po shkëpusin ministrat nga puna e përditshme, dhe ndërkaq, qyfyret për sjelljen e ministrave, janë bërë subjekt i ambasadorëve. Edi Rama, duke shkruar emailin, thotë se ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët, dhe, orëve të para të entuziazmit të qeverisjes, ua kanë lënë vendin pasditet “turkoshake” të kafeve, drekave e darkave të gjata. 

Edi Rama në emailin e vet, i paralajmëron ministrat, se ky është një S.O.S dhe jo një sosje e durimit të tij. Nëse ata nuk ndryshojnë sjelljen, atëherë do të duhet të përgatiten që të lënë anijen.

Po çfarë ka ndryshuar që nga koha e dërgimit të këtij emaili të kryeministrit e deri më sot? A ka pasur ndonjë performancë të ministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm, apo këta kanë vazhduar të jenë të njëjtit? Si është sjellja e ministrave me deputetët të cilët sipas Ramës “janë ata që janë dhe si janë”, edhe pas këtij email?

Po me “miletin”, sikurse pretendon kryeministri për qytetarët, si është sjellja e ministrave dhe a ka ndryshuar arroganca e tyre në raport me njerëzit?

“E pra, mësojeni përpara se sa të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, qe nga shqiptarët e deri tek ndërkombetaret që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era!...” shkruan Edi Rama në emailin e vet, siç meson newsbomb.al.

Që nga koha kur është bërë email, në mes të marsit, Partia Socialiste ka kaluar edhe zgjedhjet lokale, ku padyshim, ka pasur edhe rrjedhje votash. Por duket se në fund të muajit gusht, Rama shpalli një objektiv shumë ambicioz, për 150 mijë anëtarësime të reja.

“Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!!!” shkruan Rama sipas email qe disponon newsbomb.al.

Më poshtë do të shihni faksimile emailin e plotë të kryeministrit drejtuar vetëm ministrave të Partisë Socialiste, sipas informacionit dhe emailit që disponon newsbomb.al. 

ramaaaaa

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takim me 6 ambasadorë në Kryeministri, mes tyre Donald Lu
OSBE publikon raportin përfundimtar të zgjedhjeve: Shkeljet e gjetura të ndiqen penalisht »
Article Logic
Execution time: 0.075053930282593
array(1) { ["section"]=> string(124) "ekskluzive-zbardhet-email-i-rames-per-ministrat-jeni-bere-arrogante-ambasadoret-tallen-me-ju-ndryshoni-ose-lini-anijen-20260" }