Ekskluzive/ Zbardhet letra e Prençit: Situatë alarmante në Tatime, Shehaj e bëri pronë private

Publikuar tek: politike, më 08:02 02-07-2015 Ekskluzive/ Zbardhet letra e Prençit: Situatë alarmante në Tatime, Shehaj e bëri pronë private Ahmet Prençi dhe letra drejtuar drejtoreshes se pergjithshme te Tatimeve ne 26 qershor 2015

Zbardhet letra e ish Drejtorit të Hetimir Tatimor në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ahmet Prençi drejtuar kreut të këtij institucioni Brisida Shehaj. 

Janë një varg arsyesh që zoti Prençi argumenton në letrën e tij për dorëheqjen nga detyra që siç thotë edhe vetë e mban nga muaji nëntor 2013 e deri në këtë kohë që po jep dorëheqjen e parevokueshme nga detyra.

Ai përmend se vetëm në fillim të punës, në muajt e parë të qeverisjes, pati disa aksione konkrete që çuan edhe në rezultate konkrete. “Por u bë më shumë se një vit, që ju me dëshirë apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e hetimit tatimor” shkruan Prençi në letrën e tij.

Dhe siç evidenton ish drejtori, kjo nuk ka ndodhur vetëm në rastet administrative burokratike, që nuk përkthehen në “të ardhura” për buxhetin e shtetit, por edhe, siç thotë zoti Prenci në letër, “në rastet kur u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, ju nuk jeni përgjigjur”.

letra prenci

“Përballë kësaj situate alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt” shkruan Prençi, i cili e firmos dorëheqjen e tij në 25 qershor të këtij viti.

Por ndërkaq, veç letrës së dorëheqjes, ish drejtori Prençi, sipas burimeve, i ka dërguar personalisht një letër sqaruese të gjatë kryeministrit Edi Rama.

Sqaron aty detaje dhe çështje konkrete që sipas tij, janë raste flagrante. Dhe e argumenton dorëheqjen tek kryeministri se ai po flet në kohë që të merren masa, në mënyrë që ai nesër të mos ndihet përgjegjës edhe ligjërisht, për çka mund të ndodhë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesila Doda mungon në mbledhjene grupit të PD-së: Nuk më ftuan
Klosi takim me përfaqësuesit e biznesit: Të mbajmë premtimin e 300 mijë vendeve të punës »
Article Logic
Execution time: 0.033735990524292
array(1) { ["section"]=> string(97) "ekskluzive-zbardhet-letra-e-prencit-situate-alarmante-ne-tatime-shehaj-e-beri-prone-private-15152" }