Ekskluzive/ Zbulohen emërimet e Veliajt në krye të Tiranës, drejtorët e rinj të INUV, Urbanistikës, Projekteve…

Publikuar tek: politike, më 20:42 30-07-2015 Ekskluzive/ Zbulohen emërimet e Veliajt në krye të Tiranës, drejtorët e rinj të INUV, Urbanistikës, Projekteve… Në foto: Genci Kojdheli, Joni Baboci, Itena Ndroqi, Taulant Tushe

Newsbomb.al ka zbuluar emërimet e para të kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj në drejtoritë e rëndësishme të bashkisë.

Veliaj mori sot zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Tiranës, duke deklaruar se puna për rehabilitimin e qytetit do të nis menjëherë. Newsbomb.al mëson se kryebashkiaku i ri nuk ka humbur shumë kohë dhe menjëherë ka emëruar drejtorët e rinj në disa prej drejtorive kryesore në bashki.

Drejtorët e rinj të Bashkisë së Tiranës:

Joni Baboci - Drejtor i Urbanistikës

Taulant Tusha – Drejtor i Punëve Publike

Itena Ndroqi – Drejtoreshë Juridike

Genc Kojdheli – Drejtor Projektesh

Skerdi Drenova – Drejtor i INUV

Personat e sipëpërmendur janë njerëz të afërt me kryebashkiakun Veliaj dhe disa prej tyre kanë punuar bashkë me të në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të cilën Veliaj e udhëhiqte përpara se të bëhej pjesë e garës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorti.

Itena Ndroqi e cila tashmë do të mbajë postin e Drejtoreshës Juridike në Bashkinë e Tiranës, ka qenë deri më sot Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, ndërsa pjesë MMSR ka qenë edhe Taulant Tusha tashmë drejtor i Punëve Publike.

Genc Kojdheli ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, por do të largohet nga kjo detyrë për të marrë tashmë atë të drejtorit të Projekteve në Bashkinë e kryeqytetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati takon homologun e Bosnje-Hercegovinës, i kërkon njohjen e Kosovës
Dje në këmbë, sot Veliaj merr autobusin për në punë. Po nesër? »
Article Logic
Execution time: 0.0043511390686035
array(1) { ["section"]=> string(112) "ekskluzive-zbulohen-emerimet-e-veliajt-ne-krye-te-tiranes-drejtoret-e-rinj-te-inuv-urbanistikes-projekteve-17353" }