EKSKLUZIVE/ Zbulohet vendi në Shqipëri që duhet të vizitojë çdokush, investimi marramendës i arkitektes nga Tirana ku fjetën krerët e lartë të shtetit (FOTO-GALERI)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:06 30-11-2017 EKSKLUZIVE/ Zbulohet vendi në Shqipëri që duhet të vizitojë çdokush, investimi marramendës i arkitektes nga Tirana ku fjetën krerët e lartë të shtetit (FOTO-GALERI)

Çdo njeri që ka vizituar së paku njëherë qytetin e Korçës, nuk ka sesi të mos ndalet te Pazari i Vjetër.

Në Pazarin e Vjetër ndërtesat janë karakteristike dhe përfaqësojnë më së miri traditën dhe historinë e qytetit. Duke filuar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive, çdo element, çdo veçori plotëson në mënyrë harmonike zonën më të bukur të qytetit.

Teksa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura.

Askush nuk i reziston dot tundimit që të ofron “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare. Sivjet ky han është restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhes së diktaturës.

Por përsëri elementet tradicionale në stil dhe arkitekturë janë ruajtur me besnikëri.

Deri vonë kjo ndërtesë ka mbajtur emrin “Hani i Elbasanit” pasi në të vinin shumë tregtarë nga ky qytet.

Pas projektit të shndërrimit të madh të “Hanit të Pazarit” qëndron një arkitekte e zonja, e cila me iniciativën e saj ka marrë përsipër ta kthejë këtë vend në një nga pikat më atraktive të qytetit për turistët vendas dhe të huaj.

I inaguruar me datë 26 nëntor, çdo kush që do ta vizitojë këtë han, do ta ketë të vështirë ta harrojë dhe të pamundur mos të kthehet më.

Nu ka si të ndodhë ndryshe, dora dhe mendja e arkitektes Eda Kucaj, kanë bërë mrekullira.

Me një hapësirë prej 730 metra katrorë, pak ditë më parë në Hanin e Pazarit kanë zgjedhur të flenë krerët më të lartë të qeverisë së Kosovës, një ditë përpara se të kremtonin ngritjen e flamurit në Korçë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E pyetur për më shumë detaje rreth iniciativës që ka marrë përsipër për shndërrimin e Hanit, arkitektja Eda Kucaj flet me shumë përkushtim për projektin i cili ka zgjatur plot 8 muaj dhe shprehet se nësë gjërat nuk bëhen me dashuri nuk dalin bukur.

Ju jeni me profesion arkitekte, por me banim në Tiranë. Si ju lindi ideja për të zgjedhur pikërisht Korçën?

Kam kohë që kërkoja një vend turistik, por jo bregdetar. Dhe zgjodha Korçën dhe pjesën e Pazarit të Vjetër. E bëra këtë zgjedhje pasi Korça është një qytet ku ka 2 lloj turistësh: Të huaj, me numrin me të lartë pas Gjirokastrës dhe Beratit, si edhe vendas. PAvarësisht vështirësive unë rashë në dashuri me këtë pikë të Pazarit të Vjetër.

Cilat janë vështirësitë që keni hasur në projektin tuaj?

Vështirësitë e fillimit kanë qenë të shumta. Ambientet ishin shumë të vogla, hapësirat ishin mjaft të ulëta. Në kohen e komunizmit ky han ka shërbyer si hotel që shfrytëzohej nga sportistët. Situata ishte e degraduar dhe e gjithë ndërtesa kishte vetëm një tualet të përbashkët.

Çfarë e dallon pikërisht “Hanin e Pazarit” nga Hanet e tjera?

Unë këtë projekt ja kam dedikuar Korçës, dhe kështu të gjitha dhomat nuk do të kenë numra, por emra: “ Zonja nga qyteti”, suita “Parisi i Vogël”, dhoma “Jovan Bregu” ku çdo element i dhomës do të lidhet me emrin, do të ketë faqe muri, imazhe që përputhen me emrin që mbajnë si edhe përshkrime në gjuhën angleze për çdo turistë të huaj. Do të mbahet një database, ku klientët do të vinë 2 herë në të njëjtën dhomë.

Përsa i përket stilit të ndërtesës, jeni kujdesur për të ruajtur stilin tradicional apo jeni përpjekur për të futur elementë të modernes?

Nuk ka ndryshuar asgjë nga ndërtesa tradicionale që ishtë, as ngjyrat, jo sepse nuk desha por nuk mundesha. Duhet të ruaja traditën e qytetit. Deisgni është me stil otoman nga Stambolli. Përsa i përket arredimit, unë kam sjellë riciklimin e materialeve. Në shoqërinë moderne sot është problem “Konsumizmi” që gjerat hidhen pas përdorimit. Pur unë nuk jam dakord me këtë, gjërat është mirë të riciklohen. Unë këtu kam mbledhur mobilje të vjetra nga Europa, Italia, Gjermania.

“Hani i pazarit” do të funksionojë vetëm si hotel apo do shërbejë dhe për organizime të tjera?

Herë pas here do të kemi evenimente muzikore dhe artistike. Me datë 15 dhjetor do të ketë një sfilatë mode. Por gjithashtu do të mbahen dhe ekspozita me piktura dhe fotografi. Në “Hanin e Pazarit” janë realizuar dhe skena nga filmi “Gjeneral Gramafoni”. Ky han dhe oborri i tij do të jenë një vatër festash./newsbomb.al

| @Ndalohet përdorimi i tekstit dhe i fotove pa citim |

24281639_1564460640349316_1767231186_o_2.jpg

24271066_1564460587015988_1871096453_o_2.jpg

24271123_1564460877015959_486068645_o_1.jpg

24251504_1564460887015958_1829825939_o_1.jpg

 

24251444_1564460910349289_1555591251_o.jpg

24322064_1564460643682649_858053154_o.jpg

24259775_1564460603682653_424412411_o.jpg

24281850_1564460707015976_2027615183_o.jpg

24271280_1564460620349318_207070028_o.jpg

 

24251540_1564460597015987_2023656191_o.jpg

24271584_1564460863682627_939536139_o.jpg

24281985_1564460730349307_1211500360_o.jpg24322139_1564460943682619_1718838207_o.jpg

24271158_1564460633682650_1187556193_o.jpg

24251050_1564460873682626_70602192_o.jpg

24281579_1564460897015957_1113974073_o.jpg

24201445_1564460583682655_2028388913_o.jpg

 

24271155_1564460903682623_1285037359_o.jpg24250906_1564461253682588_1664526650_o_1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0054881572723389
array(1) { ["section"]=> string(167) "ekskluzive-zbulohet-vendi-ne-shqiperi-qe-duhet-te-vizitoje-cdokush-investimi-marramendes-i-arkitektes-nga-tirana-ku-fjeten-kreret-e-larte-te-shtetit-foto-galeri-101331" }