EKSODI 1991/ Artistja Ledi Shabani rikthen anijen ‘VLORA’ në Bari (Rrëfimi emocionues)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:12 11-09-2018 EKSODI 1991/ Artistja Ledi Shabani rikthen anijen ‘VLORA’ në Bari (Rrëfimi emocionues)

Nga: Gerta Vasku

 

Ishte 8 gushti i vitit 1991 ku mijëra shqiptarë u nisën me anijen ‘Vlora’ drejt brigjeve italiane. E ndërsa ka kaluar kohë nga ky eksod, imazhi i anijes së mbushur e stërmbushur me burra, gra, fëmijë dhe të rinj do mbetet gjatë në memorie, qoftë për ata që e përjetuan apo edhe për ata që me këtë imazh janë përballur vetëm nëpërmjet medieve.

27 vjet pas këtij eksodi shqiptarët ndalen sot për të fotografuar padyshim anijen më të veçantë në portin e Barit. Është pikërsiht anija ‘Vlora’, por tashmë skulpturë e realizuar nga artistja shqiptare Ledi Shabani. E emëruar si ‘Anija e shpresës’ ajo mbart mesazhe të rëndësishme dhe një pjesë të historisë.

Në një intervistë për Newsbomb.al artistja Shabani rrëfen se si i lindi ideja për të realizuar këtë projekt. “Ky projekt është rritur me mua dhe ka ardhur në jetën time në një moment të rritjes së fortë personale dhe profesionale. Gjithashtu duke pasur parasysh rëndësinë aktuale të temës së emigracionit që tashme përfshinë të gjithë Evropën, nuk mund të mos mendoja për historinë e jashtëzakonshme të Vlorës”, shprehet ajo.

Artistja tregon se anija ‘Shpresa’ është pritur mjaft mirë dhe shpesh merr mesazhe të ndryshme që e përgëzojnë për punën e saj, ndërsa shpreh ambicien se dëshiron që anija ‘Vlora’ të jetë edhe në brigjet e Brindisit dhe Durrësit.

Intervista e plotë: 

Si ju lindi ideja për të krijuar ‘Anijen e shpresës’?

Shumë faleminderit për intervistën. Ky projekt në parim ishte ideja ime që nga ana tjetër i propozova shoqatës artistike për bashkëpunim, dhe autoritetit të portit që i pëlqeu menjëherë dhe pranoi projektin. Ideja është rezultat i qëndrimit tim të gjatë në qytetin e Barit për të cilin pas viteve të studimit, punës dhe përvojës midis Italisë dhe Shqipërisë, si një artiste ndjeva nevojën për të krijuar një vepër arti edhe për ta bërë atë homazh në menyrë që të përmbajë një mesazh për të gjithë,"Shpresa". Ky projekt është rritur me mua dhe ka ardhur në jetën time në një moment të rritjes së fortë personale dhe profesionale. Gjithashtu duke pasur parasysh rëndësinë aktuale të temës së emigracionit që tashme përfshinë të gjithë Evropën, nuk mund të mos mendoja për historinë e jashtëzakonshme të Vlorës. Kështu që lindi ideja për të realizuar këtë vepër dhe për tu bërë edhe sado për pak kohë shembull dhe zë i vëndit tim. Duke falenderuar e treguar mirënjohje qytetit dhe popullit të Barit për njerëzimin e madh të treguar duke dhënë ndihmën e parë e mirëpritur shqipëtarët në banesate tyre.

Keni ndonjë lidhje shpirtërore me veprën nëse mund ta quajmë kështu? Ku keni qenë ju kur anija ‘Vlora’ u nis drejt brigjeve italiane? Ishit ju apo familja juaj pjesë e eksodit?

Kushdo që ka përjetuar këtë fenomen nga afër apo larg atij viti edhe pse nuk kujton me ekzaktësi, mjafton të shfletojë historinë e Shqiperisë dhe me siguri ndalon të refektojë. Shqipëria ishte në kulmin e një krize që e goditi, rënia e financave, të kompanive, krizë politike, padyshim eksod masiv, eksodi i parë i madh në fundin e shekullit “të shkurtër”. Një shekull që u hap me Luftën e Parë Botërore dhe përfundoi me rënien e Murit të Berlinit dhe krizën e tërë botës, ndërsa në Shqiperi me largimin e shqipëtarve me aijen “Vlora”. Në ato vite isha shumë e re për të kujtuar momentin. Jam rritur me tregimin e familjarëve të mi. Edhe ata si shumë shqiptarë në atë kohë kishin dëshirën e madhe për të jetuar në liri e mundesisht në një vënd që premtonte mundësi më të mira jetese. Morën guximin për tu nisur nga Tirana drejt Durrësit, por në gjysëm të rrugës duke refektuar, u kthyen mbrapsht. Kujtoj një fëmijëri, duke parë imazhe dhe shërbime televizive. Njerëz që linin vëndin e tyre dhe kaosi që e kishte përfshirë Shqipërinë. Prej vitit 2008 e tutje, duke jetuar e studiuar në Bari, tregimet e qytetarve për shqipëtarët e për anijen Vlora ishin pa fund. Po ashtu kam pasur mundesinë të dëgjoj eksperiencën e dikujt që ka qënë pjesë e kesaj historie në atë ditë të 8 gushtit 1991.

Sa kohë ju mori realizimi i skulpturës?  Çfarë materialesh keni përdorur?

Sikur po ju tregoja dhe më lartë projekti ka lindur dhe është rritur brënda meje prej kohësh, priste momonetin e duhur që të vinte në sipërfaqe të imagjinates sime dhe të bëheshe një ndër punët e seleksionuara për tu realizuar. Na skicat e para për të arritur deri në punën perfudimtare u dëshën 3 muaj punë. Zgjedhja e materialeve është studiuar në detaje, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë e gjatë dhe pastaj zonën ku është vendosur skulptura. Era, dielli, deti dhe moti, armiqtë për të luftuar. Lidha menjëherë idenë e përdorimit të dy materiale shumë rezistente si guri i bardhe i Trani dhe çelikut, Cor-Ten.

Çeliku Cor-Ten është një çelik me një përmbajtje të ulët të elementeve aliazh dhe rezistencë të lartë mekanike, të quajtur "patinabile" patentuar në vitin 1933 nga kompania amerikane United States Steel Corporation (U.S.S.). Çorten çeliku është sot një nga materialet më të përdorura nga arkitektët bashkëkohorë për karakterin e saj ekspresiv dhe kromatizmin karakteristik që duket si diçka e vjetër dhe e vjetër vetëm për "efektin e ndryshkut" të saj.

Ekzistojnë tre lloje të çelikut korte, tipi A i përshtatshëm për aplikime arkitektonike, ndërsa lloji B dhe C përdoren në fushën strukturore. Sekreti i suksesit të çelikut corten është për shkak të karakteristikave të veçanta që e dallojnë atë: rezistencën e lartë, si mekanike dhe korrozioni, ashtu edhe cilësitë e veçanta estetike të dhëna nga oksidimi i kontrolluar. Emri "Cor-ten" rrjedh, në të vërtetë, nga dy fjalë angleze që përcaktojnë karakteristikat e saj kryesore: "Rezistenca korresponduese" dhe "Forca dhjetë fuqi", dmth. Rezistencë e lartë ndaj korrozionit dhe mekanikës. Corten çeliku garanton një përmirësim të vetive mekanike prej 30% në krahasim me çelikët tradicionalë. Mund të themi se çeliku i korentit është një material që "jeton dhe mbron vetë" falë rezistencës së mirë ndaj korrozionit atmosferik për shkak të formimit të një patine sipërfaqësore qëndrueshme, mbrojtëse dhe ngjitëse. Kjo patina, përveç rezistencës ndaj korrozionit, i jep karakteristikat e veçanta kromatike të çelikut. Ngjyra ndryshon, në fakt, në rrjedhën e oksidimit nga një ngjyrë portokalli fllestare në një ngjyrë të kuqe-kafe. Kalimi i kohës nuk e shkatërron materialin, por përkundrazi jep atë aspekt "të jetuar" që fton arkitektët dhe projektuesit. Shum vepra arti janë të ralizuara nga shumë artistë, arkitekt, në të gjithë botën dhe po ashtu i shikojme në pavionete ekspozitave te EXPO-së kudo neper botë.

Po idenë për ta vendosur skulpturën në qytetin e Barit, kush ua propozoi fllimisht?

Po ashtu kjo ishte pjesë e projektit, duke shpresuar që në të ardhmen të mund të pozicionohen kopje të atilla me dimensione edhe më të mëdha në portin e Durrësit apo Brindisit. Qe jam e sigurt që gjithashtu në keto porte, skulptura me të tilla materiale do të bëjë efektin e vet.

Si u ndjetë kur vepra juaj u vendos në mes të Barit, pasi përtej punës artistike skulptura përcjell shumë mesazhe dhe simbolizon përpjekjet e qindra dhe mijëra shqiptarëve që e panë anijen “Vlora” si shpresën e tyre të fundit?

E kënaqur “Soddisfatta”. Që në fllim ishte kënaqësi e madhe dhe dëshirë për ta ndarë atë me botën “për të kujtuar”, për ata që harrojnë lehtë çfarë ndodhi në gusht të vitit 1991. I gjithë qyteti i Barit u mobilizua, duke u vënë në dispozicion për t'i dhënë një ndihmë 20.000 njerëzve që vinin nga ana tjeter e detit. Tashmë ata persona që morën këtë anije si dhe po ashtu kushdo që dha maksimumin për ndihmë, kanë një monument që mund ta shikojnë dhe brenda këtij monumenti është ngrirë një mesazh i rëndësishëm, “Nje histori për të mos u harruar”.

Tashmë që “Anija e shpresës” ndodhet në Bari, si është pritur, merrni mesazhe për punën tuaj?

Kam pasur mundësin të bisedoj me shumë persona që më kanë përgëzuar, dhe uruar për këtë projekt që është bërë e mundur falë shoqatës artistike, autoritetit të portit të Barit, e të gjithë sponsorave dhe partnërët që janë bërë pjesë e këtij projekti dhe kanë dhënë pjesen e tyre. Gjithashtu duke më lënë kontaktet e tyre për një bashkëpunim në të ardhmen. Shumë njerëz që kalojnë nga porti kanë publikuar fotot e tyre duke vënë #lanavedellasperanza #anijaeshpreses apo anija #vlora, nëpër social-et e faqet e ndryshme te internetit.

Ju prej sa vitesh jetoni në Itali? Dhe për të dalë pak nga rrjedha sipas jush sa ka ndryshuar jeta e shqiptarëve në vendin fqinj që nga zbarkimi i anijes’ Vlora’ deri më sot?

Jam nisur nga Shqiperia në 2008 me një bursë studio. Duke zgjedhur Akademin e Arteve të Bukura në Bari, në mënyrë që ti kisha sa më afër Shqipërinë. Njëkohesisht me përgatitjen e diplomës trienale, kam jetuar midis barit e Stambollit. Ku bëra eksperienzën e ‘Erasmus 2013’ në Akademinë e Arteve, Mimar Sinan Güzel Sanatlar üniversitesi. Një eksperiencë e pa harrueshme dhe formuese 360°. Vite mbrapa jam rikthyer për të bërë ekspozita në grup apo për të zhvilluar projekte personale o përzgjedhur materiale cilësore. Po ashtu në Romë një vit më parë kam pasur mundësi të thelloj njohuritë e studimet në Interior e Produkt Design dhe të punoj në botën e arredimit. Sigurisht është vështirë të qëndrosh në një vënd kur kultura për artin nuk arrin nivelet maksimale. Por unë jam me idenë që kushdo që dëshiron të tregojë historinë e tij, ia del në çdo anë të botës. Mjafton dëshira e vullneti i mirë për të bërë këtë gjë.

Unë sot vazhdoj akoma të jetoj në qytetin e Barit edhe pse udhetoj shpesh. Besoj çdokushi që zbriti e pati mundësinë të qëndrojë në itali mbas viteve të anijes “Vlora” ka krijuar dinamikën e jetesës së vet dhe besoj është gjendur sado mire nësë vazdon të jetojë akoma në Itali. Me siguri ka ndryshim nga Shqipëria dhe Italia por në të njëjtën kohë janë po aq të ngjashme. Mund të them që për absurde sot, Shqipëria zgjidhet nga italianët për pushime për të hapur një biznes apo aktivitet, për të jetuar apo për të studiuar. Por me siguri që shqiptarët dinë të zgjedhin. Ka familje që jetojnë në tokat italiane si po ashtu nga ata që rikthehen sepse Italia sot e kësaj dite i jep mundësi jetese më të mira. Personalisht jetoj mes të dy tokave, familja ime ndodhet në Shqipëri kështu që kthehem më gjithë dëshirë shpesh herë dhe po ashtu bashkëpunoj me babain tim që merret po ashtu me skulpturë.

Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?

Në “kantier” kam shumë projekte interesante. Sigurisht që dëshiroj të krijoj vepra arti që nëpermjet tyre mund të fitet për tematika sociale apo të mbartin një mesazh të fortë në të. Por në të njëjtën kohë bashkpunoj me arkitekt dhe designer që i frmos bocete e skica për prodhim të produkteve për arredim ( produkt design ). Shpresoj të kem mundësinë e të bashkëpunoj me ndërmarje të Design-it të njohura italiane e të prezantoj punë të mijat në EXPO Milano apo vende të tjera.

DjxTV20W0AAyWDA.jpg

yyaaa.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 vendet që nuk duhen humbur, ‘Daily Mail’ favorizon Tiranën
»
Article Logic
Execution time: 0.0051460266113281
array(1) { ["section"]=> string(88) "eksodi-1991-artistja-ledi-shabani-rikthen-anijen-vlora-ne-bari-rrefimi-emocionues-133908" }