Ekspertët e Venecias në Tiranë, fotografohen në bulevard para konferencës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:59 23-01-2016 Ekspertët e Venecias në Tiranë, fotografohen në bulevard para konferencës

Këta janë ekspertët e Komisionit të Venecias që prej dy ditësh kanë ardhur në Tiranë për të folur për draftin e ndryshimeve kushtetuese lidhur me Reformën në Drejtësi. Dje ekspertët janë parë duke ecur në bulevard, duke mbajtur në krahë çantat e rënda me dokumente dhe rreth orës 19:00 dhanë një konferencë për shtyp ku nuk dhanë asnjë zgjidhje. Sipas tyre të dyja variantet, edhe të PD-së, edhe të PS-së mund të përdoren në një shtet demokratik. Ekspertët nuk bënë asnjë koment për shumicëcën e cilësuar 3/5 apo 2/3, një nga pikat që socialistët dhe demokratët nuk bien dakord. Fotoja është shkrepur nga Malton Dibra, i LSA-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS/ Pëllumbi i bardhë në vendin ku u vranë 4 protestuesit
Dhimitër Anagnosti mbush 80 vjeç, torta me "sheshxhirim" surprizë nga miqtë »
Article Logic
Execution time: 0.032061100006104
array(1) { ["section"]=> string(78) "ekspertet-e-venecias-ne-tirane-fotografohen-ne-bulevard-para-konferences-30732" }