EKSPERTI I RRUGËVE: Po harxhojmë 12 milionë euro për kilometër në një rrugë pa interes, janë fryrë preventivat (SHIFRAT-PROJEKTI)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:33 08-07-2018 EKSPERTI I RRUGËVE: Po harxhojmë 12 milionë euro për kilometër në një rrugë pa interes, janë fryrë preventivat (SHIFRAT-PROJEKTI) Sadedin Çeliku

Eksperti i infrastrukturës rrugore, ish funksionar i qeverisjes së PS, Sadedin Çeliku thotë se kosto e projektit Thumanë-FushëKrujë-Kashar është shumë e lartë në vlerën e 250 milionë eurove.

“I gjithë projekti kushton 250 milionë euro, ose 12 milionë euro kilometri, përfshirë edhe veprat e artit. A është ky segmenti më prioritar që u duhet shqiptarëve?

Cfarë është mbajtur parasysh ndërkohë që ky projekt prek vetëm 14 fshatra? Sa zhvillim do të marrë biznesi i zonave?” bën pyetjet specialisti, duke llogaritur atë që eshtë dhënë në projektidenë e rrugës, raporton newsbomb.al.

Sipas tij, këto investime “kuturu” ndodhin edhe për shkak të shkrirjes së institucioneve. “dikur ka pasur një këshill rrugësh me ekspertët më të mirë të vendit, që i jepnin kryeministrit mendime. Kurse sot, vendimmarrja është personale” thotë ai.

Sipas project-idesë së lancuar nga qeveria, në segmentin Thumanë – Fushe-Krujë – Kashar janë parashikuar 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime. Segmenti do të ndërtohet sipas parimit Partneritet Publik – Privat, por në këtë mënyrë, shkruan Çeliku, po “preferohen projekte dhe preventive të fryra të papranueshme për shkak të kostove të larta”, raporton newsbomb.al.

“Zotërinjtë që kanë bërë studimin e fizibilitetit do të kalohet një trafik prej 24-67 mijë automjetesh. Unë besoj se nuk do të ketë trafik më shumë se 25 mijë automjete dhe riciklimi I fondit nuk do të bëhet kurrë.

Gjatësia e segmentit do të jetë 21 kilometra dhe gjurma që ndjek rruga do përfshijë 14 fshatra kundrejt 300 të tilla që ka rrethi I Krujës e Tiranës” shkruan Çeliku.

 Pesë ditë më parë Rama shpërndau në rrjetet sociale një video për këtë projekt, duke dhënë edhe detaje: “Me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim” (Shpejtësia e projektuar 140 km/h, 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime), e cila do të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit dhe tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njoftimi I RËNDËSISHËM nga Tatimet: Drejtohuni te Qendra Kombëtare e Biznesit dhe kryeni këtë veprim
»
Article Logic
Execution time: 0.022581815719604
array(1) { ["section"]=> string(132) "eksperti-i-rrugeve-po-harxhojme-12-milione-euro-per-kilometer-ne-nje-rruge-pa-interes-jane-fryre-preventivat-shifrat-projekti-127185" }