Eksploziv në zyrën e HARADINAJT, shkarkohen 4 punonjës

Publikuar tek: rajon, më 15:43 09-08-2018 Eksploziv në zyrën e HARADINAJT, shkarkohen 4 punonjës Ramush Haradinaj

Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka mbërritur një pako nga “Xhorxh Majkëll”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë por dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Sipas Agjencisë  së Lajmeve në Kosovë 'FaktePlus', e gjitha është bërë për të testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo ka rezultuar se filtrat e sigurisë kanë dështuar dhe 4 punonjës janë shkarkuar nga puna. Kështu janë shkarkuar dy policë, një rreshter dhe shefi i sigurisë parlamentare.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione. Ky simulim vjen pas lajmit se Haradinaj është kërcënuar.  Mediat kosovare bënë me dije se është shtuar numri i truprojave të kryeministrit dhe kështu do të vijojë deri në një vendim tjetër kur të bjerë shkalla e rrezikshmërisë, edhe pse është e paqartë nga i vjen rreziku.

Kujtojmë ndërkaq se Haradinaj po pushon në Jalë që prej ditës së djeshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024308919906616
array(1) { ["section"]=> string(60) "eksploziv-ne-zyren-e-haradinajt-shkarkohen-4-punonjes-130617" }