Eksportet e 2014-ës tregojnë dobësinë e ekonomisë shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 17:49 28-01-2015 Eksportet e 2014-ës tregojnë dobësinë e ekonomisë shqiptare

Eksportet e vititi 2014 kanë qenë në ritmet më të ulëta të rritjes në këto 10 vitet e fundit. Faktori kryesor i kësaj rënieje ishte rënia e grupit të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë. Ky grup, një vit më parë ishte faktori numër një i eksporteve shqiptare. 

Të  dhënat e publikuara nga INSTAT, për vitin 2014 u eksportuan 256 miliardë lekë, me një rritje prej 3.7% me bazë vjetore. Kjo evidentoi dobësinë e ekonomisë shqiptare që varet nga eksportet.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse, energji” kanë shënuar një rënie të thellë vjetore prej gati 14%, duke zbritur në 86.6 miliardë lekë. Vetëm në dhjetor, ky grup ra me 30%.

Siç raporton edhe “Monitor”, kompania nxjerrëse e naftës “Bankers”, një prej eksportueseve më të mëdha në vend, që prej muajit gusht, një pjesë të prodhimit e shet në tregun vendas, tek ARMO. Nga ana tjetër dhe rënia e ndjeshme e çmimeve të karburanteve në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka dhënë efektin e saj në tkurrjen e eksporteve të këtij zëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024547815322876
array(1) { ["section"]=> string(64) "eksportet-e-2014-es-tregojne-dobesine-e-ekonomise-shqiptare-1740" }