Eksportet “Made in Albania” rriten 0.4%

Publikuar tek: ekonomi, më 15:53 28-04-2015 Eksportet “Made in Albania” rriten 0.4%

Në muajin Mars eksportet e mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja arritën vlerën 22 miliardë lekë me rritje 0,4% më shumë, krahasuar me Marsin e 2014-tës, ndërsa rritja mujore e krahasueshme, Shkurt-mars 2015 është mjaft e dukshme, 30,5% më shumë.

Mineralet, prodhimet metalike dhe ushqimet vazhdojnë të dominojnë eksportet shqiptare drejt vendeve të BE-së dhe jo vetëm.

INSTAT njofton sot se në muajin Mars edhe importet u rritën me 3,9% krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar dhe 13,5% ndaj muajit Shkurt 2015, me vlerë totale 44 miliardë lekë.

Deficiti tregtar në Mars llogaritet në 22 miliardë lekë, duke u rritur me 3,7 % krahasuar me Mars 2014 dhe 7,2 % në krahasim me Shkurt 2015.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 63,9 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë në muajin Mars ishin Italia (35,1 %), Kina (8,4 %), Turqia (7,2 %) dhe Greqia (6,7 %).

Në Mars 2015 eksportet drejt vendeve të BE-së u ulën 15,2 %, krahasuar me një vit më parë, duke zënë 67,5 % të eksporteve gjithsej. Peshën më të madhe të eksporteve drejt vendeve të BE-së e zënë Italia me 68,6 %, Greqia me 5,8 % dhe Spanja me 5,3 % të eksporteve gjithsej.

Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2014 janë: Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Gjermania. Ndërsa, vendet me të cilët u ulën eksportet janë: Spanja,Kroacia dhe Italia.

Eksportet drejt Kosovës dhe Turqisë në Mars 2015 krahasuar me një vit më parë, u rriten respektivisht 9,1 % dhe 7,1 % të eksporteve gjithsej, ndërsa eksportet drejt Kinës janë ulur duke zënë 2,4 % të eksporteve gjithsej.

Rritja vjetore e eksporteve në Mars 2015 u ndikua kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” që kontribuan me +8,4 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” kontribuan me

+3,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kontribuan me +1,2 pikë përqindje. Ndryshe nga këto grupe, ndikuan nëngrupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kontribuan me -8,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” kontribuan me -1,2 pikë përqindje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029314041137695
array(1) { ["section"]=> string(41) "eksportet-made-in-albania-rriten-0-4-9876" }