Eksportet rriten me 17.4% në krahasim me një vit më parë (GRAFIKËT)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:04 29-12-2016 Eksportet rriten me 17.4% në krahasim me një vit më parë (GRAFIKËT)

Eksportet në muajin nëntor rriten me 17.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe rreth 5.4 % në krahasim me muajin tetor.

Ky tregues bëhet i ditur nga raporti i fundit i INSTATlidhur me ecurinë e Tregtisë së Jashtme për 11mujorin e vitit 2016. Konkretisht në raport thuhet se eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë,duke u rritur me 17,4% në krahasim me Nëntor2015. Duke krahasuar vlerën e eksporteve të muajit Nëntor2016 me një muaj më parë, Tetor2016, vihet re një rritje e tyre me 5,4%. Duhet theksuar se ndikimnë rritjen vjetore të eksporteve këtë muaj e ka dhënë edhe grupi “Tekstile dhe këpucë” me +5,7 pikë përqindje.

Përsa i përket ecurisë së importeve tëmallrave në muajin Nëntor2016 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rriturme 0,6% në krahasimme Nëntor2015 dhe duke u rritur me1,0% në krahasim me muajin Tetor2016.

Shkëmbimet tregtare me BE rikonfirmohen në rritje duke shënuar rreth 3,3% rritje për periudhën Janar – Nëntor2016 krahasuar me Janar – Nëntor2015. 

Grafik 1: Eksportet e mallrave për Nëntor 2015 dhe 2016

 dddd.pngGrafik 2: Eksportet e mallrave për Shtator2016 dhe Tetor 2016

 graf.png

Grafik 3: Eksportet e mallrave me vendet e BE-së për Janar – Nëntor 2015 dhe 2016

gr.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031048774719238
array(1) { ["section"]=> string(70) "eksportet-rriten-me-17-4-ne-krahasim-me-nje-vit-me-pare-grafiket-64105" }