Ekspozita “Ballkani i vitit 1917 “ e artistit austriak çelet në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:37 03-03-2015 Ekspozita “Ballkani i vitit 1917 “ e artistit austriak çelet në Tiranë

Është çelur dje (e hënë) ekspozita “Ballkani i vitit 1917 “ me foto dhe vizatime nga artisti austriak i Artit Modern Leopold Forstner”.

“Ballkani i vitit 1917  është sjellë nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe Ministrinë e Kulturës .

Ekspozita do vazhdojë të qendrojë e hapur për viziturët deri më datë 15 mars në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Kjo ekspozitë ku tregohet Ballkani i vitit 1917 – 1918  shfaq para publikut shqiptar foto dhe vizatime të pa ekspozuara më parë.

"Afërsisht 100 vizatime të mëdha, 50 fotografi dhe shumë punime artizanale nga udhëtimet e Forstner-it ruhen edhe sot.
Leopold Forstner, bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt ka udhëtuar në vitet 1917 dhe 1980 në cilësinë e tij të oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ai vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtar dhe mblodhi objekte artizanale", bën me dije Ministria e Kulturës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 571 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, peticion për shpalljen festë kombëtare
"Këngët që s'harrohen" në TKOB, interpeton edhe Kastriot Tusha »
Article Logic
Execution time: 0.023319005966187
array(1) { ["section"]=> string(72) "ekspozita-ballkani-i-vitit-1917-e-artistit-austriak-celet-ne-tirane-4834" }