Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Pamore “Onufri” hap aplikimet për kurator të ri

Publikuar tek: kulture-art, më 16:20 31-03-2015 Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Pamore “Onufri” hap aplikimet për kurator të ri

Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Pamore “Onufri” do të marrë në shqyrtim  më 1 Prill propozimet për përzgjedhjen e kuratorit ose kuratores fituese për organizimin e edicionit të 21-të të kësaj ekspozite, e cila do të mbahet në muajt nëntor-dhjetor 2015.

Ky proces vjen si kërkesë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve, të cilët kanë bërë një analizë disa mujore bashkë me specialistët e GKA-së si dhe me specialistët e pavarur të artit bashkëkohor. Për organizimin e ri të ekspozitës u dha mundësia për vëretjtje dhe sugjerime nga i gjithë komuniteti i artistëve me anë të një anketimi të hapur online në faqen e Ministrisë.

Pjesëmarrësit për kurator/e në konkurs duhet t’i përgjigjen kërkesave të tilla si: nështetësia shqiptare ose e huaj, kurim i dokumentuar për të paktën 3 ekspozita kombëtare dhe 2 ndërkombëtare, minimumi 7 vite eksperiencë pune, artikuj, ese, shkrime mbi artin të botuara në 5 vitet e fundit. Dy kritere të tjera që iu propozuan Bordit Artistik për konkursin e kuratorit janë: Kuratori/ja nuk duhet të jetë punonjës i GKA dhe nuk mund të jetë në të ardhmen anëtar i Jurisë së kësaj ekspozite dhe kuratori/ja zgjedh asistent kuratorin.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Impresionuese, artisiti jep iluzionin e kameleonit të pikturuar në dy trupa njeriu
Artisti i mirënjohur Rikard Ljarja feston 72-vjetorin »
Article Logic
Execution time: 0.016885995864868
array(1) { ["section"]=> string(83) "ekspozita-nderkombetare-e-arteve-pamore-onufri-hap-aplikimet-per-kurator-te-ri-7467" }