Eksradohet nga Greqia në Tiranë VRASËSI shqiptar: Si ekzekutoi me armë në kokë një pasagjer që s’iu bind (EMRI- NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:39 10-08-2018 Eksradohet nga Greqia në Tiranë VRASËSI shqiptar: Si ekzekutoi me armë në kokë një pasagjer që s’iu bind (EMRI- NGJARJA) Foto ilustruese

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shqiptar i dënuar me 9 vjet burg për "Vrasje".

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Saimir Gegolli 37 vjeç, lindur në Berat.

Siç njofton policia, shtetasi Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 154, datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga nenet 76 dhe 51 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dështon publiciteti i ministres, prestigjozja zviceriane ‘shuplakë’ Kumbaros: Gjirokastra e mbrojtur nga UNESCO, po shkatërrohet
Policia Rrugore këshilla shoferëve: Këto 7 veprime në timon mund t’ju kushtojnë jetën »
Article Logic
Execution time: 0.016714096069336
array(1) { ["section"]=> string(123) "eksradohet-nga-greqia-ne-tirane-vrasesi-shqiptar-si-ekzekutoi-me-arme-ne-koke-nje-pasagjer-qe-s-iu-bind-emri-ngjarja-130729" }