Ekstradimi i Izet Haxhisë, flet për herë të parë vajza e Azem Hajdarit

Publikuar tek: barometri, më 08:12 29-05-2018 Ekstradimi i Izet Haxhisë, flet për herë të parë vajza e Azem Hajdarit

Flet për herë të parë vajza e Azem Hajdarit, deputetja e PD Rudina Hajdari, pas ekstradimit të Izet Haxhisë, ish-truprojës së Berishës, akuzuar për vrasjen e demokratit.

“Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendin tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera”, ka thënë për “Ditë e re” në Ora News Hajdari ndërsa ka replikuar edhe me gazetaren si më poshtë:

Gazetarja: Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?

Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë. Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.

Kujtojmë se pas 2 javësh Apeli i Tiranës do shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite. Haxhia ka kërkuar rihapjen e dosjes dhe s’ka pranuar asnjëherë autorësinë e vrasjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021445035934448
array(1) { ["section"]=> string(76) "ekstradimi-i-izet-haxhise-flet-per-here-te-pare-vajza-e-azem-hajdarit-122462" }