Ekstradohet në Itali Bruna Giri, ish prokurore financiare italiane, mashtrim me 35 mln euro

Publikuar tek: bota, më 14:00 29-03-2015 Ekstradohet në Itali Bruna Giri, ish prokurore financiare italiane, mashtrim me 35 mln euro Ish prokurorja Bruna Giri, sot ne aeroportin Fiumicino, shoqeruar nga policia

Ish prokurorja financiare Bruna Giri është ulur në Fiumicino, pasi u dëbua nga Republika Domenikane dhe u arrestua ditët e kaluara në Santa Domigo nga Interpoli i Romës, raporton La Repubblica. Ajo është një nga protagonistet e mashtrimit me 35 milionë euro për dëmet ndaj disa klientëve të shtresës së lartë romane, në investime prej disa milionë eurosh. 

Ajo shoqërohej në këtë udhëtim nga dy funksionarë të interpolit të republikës Domenikane dhe mbërriti në aeroport në orën 9.30. U mor në dorëzim nga Interpol Roma dhe Guardia di Finanza dhe u transferua në zyrat e policisë për detajet.

Supermashtrimi u zbulua në gusht 2011 kur u dhanë urdhërarrestet për tetë persona. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036089181900024
array(1) { ["section"]=> string(94) "ekstradohet-ne-itali-bruna-giri-ish-prokurore-financiare-italiane-mashtrim-me-35-mln-euro-7256" }