Ekstremistët grekë në Himarë ditën e zgjedhjeve? Zbarkojnë në Shqipëri për të mbështetur Fredi Belerin

Publikuar tek: politike, më 10:40 18-06-2015 Ekstremistët grekë në Himarë ditën e zgjedhjeve? Zbarkojnë në Shqipëri për të mbështetur Fredi Belerin Fredi Beleri dhe Maqis Voridhi

Dita e zgjedhjeve mund të ketë surpriza jo shumë të këndshme për Himarën, zonë e cila mund të kthehet në një zonë të zjarrtë.  Informacionet e fundit të gazetarit dhe historianit Arben Llalla konfirmojnë se disa ekstremistë grekë do të jenë prezentë në qytet, duke mbështetur kandidatin Fredi Beleri, i cili vjen nga PBDNJ-OMONIA. Ai ka siguruar mbështetje nga politikanë dhe deputetë ekstremistë të djathtë grekë.

Deputeti i Partisë Demokracia e Re, Maqis Voridhis, i ka premtuar Belerit se personalisht ditën e zgjedhjeve do të jetë në Himarë, bashkë me Harallambos- Babis Karathanos për të kontribuar në fitoren greke të Himarës.

Deputeti Maqi Voridhi, bashkë me Karathanos, sipas Llallës janë njerëzit që e kanë përpunuar Fredi Belerin për t’u anëtarësuar në organizatën terroriste MAVI dhe SFEVA në fillim të viteve 1990. Për masakrën e Peshkëpisë në Prill 1994, Maqi Voridhi u akuzua se kishte lidhje me MAVI. Në atë periudhë Voridhis ishte kryetar i Partisë Fronti Nacionalist dhe në procesin gjyqësor më 1996, ai doli dëshmitar në mbrojtje të Fredi Belerit.

Llalla raporton se ditën e zgjedhjeve pritet të lëvizin nëpër jugun e Shqipërisë rreth 100 personalitete të jetës politike të Greqisë. Do të jenë gazetarë, deputetë, ministra, priftërinj e gjeneralë të ushtrisë greke.

Failos Kranidhiotis, njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Andoni Samaras dhe mik i ngushtë i Fredi Belerit, më 17 Qershor shkruante në gazetën e djathtë greke “Dimoktratia” se Himara është Kalaja e greqizimit të Jugut të Shqipërisë dhe kryeministri Rama është një shovinist.

Vetëm para pak ditësh, Fredi Berleri bashkë me Vasil Bollanon bënë një takim me Mitropolitin e Gjirokastrës, Dhimitris. Mitropoliti i premtoi Belerit se do të ndikojë tek besimtarët ortodoks që të votojnë atë. Ky është një rast i paprecedentë, kur një klerik i lartë fetar bën fushatë politike, sepse feja dhe shteti janë të ndarë në Shqipëri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlahutin: E dimë se ka presione për blerjen e votës, por kemi folur shumë për këto zgjedhje
Pollo dënon qendrimin e Ramës për Sejdinin: Regjimi Rama-Meta ka futur në vathë shumicën e medieve »
Article Logic
Execution time: 0.015704154968262
array(1) { ["section"]=> string(107) "ekstremistet-greke-ne-himare-diten-e-zgjedhjeve-zbarkojne-ne-shqiperi-per-te-mbeshtetur-fredi-belerin-13917" }