Ekzekutimi i kreut të njësisë administrative, dalin DETAJET: Po pinte kafe me vrasësin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 09-11-2018 Ekzekutimi i kreut të njësisë administrative, dalin DETAJET: Po pinte kafe me vrasësin Viktima Fatmir Hodo

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e kreut të njësisë administrative në fshatin Kotë te Selenicës, Fatmir Hodo.

Mësohet se autori A.D,. 43 vjeç ka qenë duke pirë kafe në një tavolinë me viktimën pak para ngjarjes së rëndë.

Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.

Forcat e  policisë  janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje nëse bëhet fjalë për një konflikt të çastit apo ka lidhje me detyrën e 63-vjeçarit.

Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka  mbritur menjëherë në vendngjarje dhe  ka  identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç  nga fshati Gumenicë  .

Forcat e  policisë  janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes ëhstë larguar menjeherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohet lëvizja e makinave, trafik i rënduar në Durrës-Tiranë
Ekzekutoi në mes të lokalit kreun e njësisë administrative, arrestohet VRASËSI (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0042469501495361
array(1) { ["section"]=> string(91) "ekzekutimi-i-kreut-te-njesise-administrative-dalin-detajet-po-pinte-kafe-me-vrasesin-140905" }