Ekzekutimi i pengut të dytë, shkakton zemërim në Japoni

Publikuar tek: bota, më 12:44 01-02-2015 Ekzekutimi i pengut të dytë, shkakton zemërim në Japoni

Japonezi, Kenji Goto është viktima e radhws e ISIS. Gazetari japonez është ekzekutuar me prerje koke pas dështimit të negociatave midis terroristëve të ISIS dhe Japonisë.

Goto, së bashku me kolegun e tij Haruna Yukawa, ranë në duart e ekstremistëve islamik dhe për lirimin e tyre u kërkuan 200 milionë dollarë nga qeveria japoneze.

Lajmi për ekzekutimin e Goto-s është bërë publik nëpërmjet një video të transmetuar nga ISIS.

Veprimi i fundti i terroristëve ka shkaktuar zemërim të madh në Japoni dhe vendi e sheh veten tashmë më të përfshirë në këtë luftë globale.

 “Jemi të pikëlluar për këtë veprim terrorist të tmerrshëm dhe të urryeshëm. E dënojmë atë në mënyrën më të ashpër”, ka deklaruar kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Abe ka shtuar se Japonia nuk do ta harrojë kurrë këtë veprim të terroristëve, duke shtuar se ndihmat operacionale ndaj vendeve që luftojnë kundër ISIS, do të vazhdojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020920991897583
array(1) { ["section"]=> string(59) "ekzekutimi-i-pengut-te-dyte-shkakton-zemerim-ne-japoni-2058" }