“Ekzekutimi mafioz i Durrësit, policia është e përfshirë”, Alibeaj akuza të forta për Tahirin dhe dyshime se viktima ka lidhje me vrasjen e 2-fishtë

Publikuar tek: politike, më 12:28 07-01-2016 “Ekzekutimi mafioz i Durrësit, policia është e përfshirë”, Alibeaj akuza të forta për Tahirin dhe dyshime se viktima ka lidhje me vrasjen e 2-fishtë Enkelejd Alibeaj kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj hedh akuza të forta për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Alibeaj akuzon nga selia e PD se një pjesë e strukturave të policisë së shtetit është e përfshirë në vrasjen mafioze mbrëmjen e djeshme në Durrës ku humbi jetën 40 vjeçarin Gazmend Çollaku. Alibeaj thotë në deklaratën e tij se viktima është i dyshuari kryesor për vrasjen që ndodhi në Durrës në mes të qytetit, në fund të dhjetorit, ku u ekzekutua Ervin Kodra dhe miku i tij.

“Ekzekutimi mafioz mbrëmë në Durrës nuk është vetëm tregues i përkeqësimit të rendit në shkallën më të lartë, por më e renda është përfshirja e drejtpërdrejtë e një pjese të strukturave të Policisë.Viktima Çollaku, ishte nga të ndaluarit e parë dhe i dyshuari kryesor për vrasjen që ndodhi në Durrës në mes të qytetit, në fund të dhjetorit, ku u ekzekutua Ervin Kodra dhe miku i tij.

Policia jo vetëm e shoqëroi viktimën e mbrëmshme për vrasjen e Kodrës, por po e mbante gjithë kohës nën vëzhgim.

Megjithëse ishte nën mbikqyrjen e policisë, megjithëse policia kishte informacion për përfshirjen e mundshme të Çollakut në vrasjen e dyfishtë të dhjetorit, sërish 4 vetë të armatosur e të veshur me uniformë policie e rrëmbejnë në mes të qytetit viktimën, e lidhin dhe e ekzekutojnë, duke larë hesapet e tyre”,tha Alibeaj.

“Këto lloj rrëmbimesh dhe ekzekutimesh, si në rastin e Stafukës në Fushë-krujë, kanë firmën e kokave të krimit në vend, kanë firmën dhe vulën e miqve të Saimir Tahirit.

Lehtësia me të cilën bandat rrëmbejnë e vrasin, vjen nga lidhja e tyre e drejtpërdrejtë me Ministrin e Brendshëm”, akuzoi kreu i të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetit shqiptar i thonë të dalë në terren se nuk bëhet opozitë në ‘’Facebook’’ por ai jep një përgjigje të shkurtër
Çfarë po ndodh në Sri Lanka? Zbardhet axhenda e forumit ekonomik dhe për çfarë ka folur Erion Veliaj »
Article Logic
Execution time: 0.033686876296997
array(1) { ["section"]=> string(150) "ekzekutimi-mafioz-i-durresit-policia-eshte-e-perfshire-alibeaj-akuza-te-forta-per-tahirin-dhe-dyshime-se-viktima-ka-lidhje-me-vrasjen-e-2-fishte-29368" }