Ekzekutimi mafioz në bllok: Shoqërohen 2 djemtë e biznesmenit të vrarë, JA KU DYSHON POLICIA

Publikuar tek: aktualitet, më 22:30 14-02-2018 Ekzekutimi mafioz në bllok: Shoqërohen 2 djemtë e biznesmenit të vrarë, JA KU DYSHON POLICIA

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit pak minuta më parë në kryeqytet. 

Policia shoqëroi tre persona në komisariat ku 2 prej tyre janë djemtë e biznesmenit të vrarë.

64-vjeçari Memli Begalla është qëlluar me armë zjarri me silenciator poshtë shtëpisë së tij në rrugën “Nikolla Tupja” pranë selisë së LSI-së. Policia dyshon se vrasja është bërë për shkak të borxheve. 

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga banorët pranë një tuneli në katin e parë të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë ndjekur shënjestrën me një makinë të zezë dhe xhama të zinj tip "BMW", dhe më pas e kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri me një plumb në kokë.

Arma e përdorur ka qenë me silenciator pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Më shumë në këtë kategori: « Vrasje në mes të “Bllokut” pranë LSI, ekzekutohet me silenciator poshtë banesës BIZNESMENI (EMRI-DETAJE)
U vra me një plumb në kokë, zbulohet e shkuara e biznesmenit: Nga emri i parë te borxhet dhe arrestimi për rrëmbim në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051
array(1) { ["section"]=> string(97) "ekzekutimi-mafioz-ne-bllok-shoqerohen-2-djemte-e-biznesmenit-te-vrare-ja-ku-dyshon-policia-110278" }