Ekzekutohet brenda në lokal ish-drejtori i OSHEE-së në Rrëshen

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:13 10-09-2016 Ekzekutohet brenda në lokal ish-drejtori i OSHEE-së në Rrëshen

Vritet me armë zjarri ish-drejtori i OSHEE-së në Rrëshen. Vrasja ndodhi në një lokal ndërsa viktima është identifikuar si Sajmir Jaku. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda në lokal dhe kanë qëlluar drejt ish-punonjësit. Sipas informacioneve, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër i identifikuar si Gjergj Malaj. S'dihet ende nëse i plagosuri kishte lidhje ose jo me viktimën. 

Viktima Jaku ka mbajtur postin e drejtorit i tensionit të lartë për zonën e veriut dhe u shkarkua nga detyra vetëm një javë më parë ndërsa aktualisht ishte shef Sektori i Asistencës Teknike “skada plus GIS” në Drejtorinë Qendore të Tensionit të Lartë në Tiranë. Ende nuk dihet nëse vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës apo për motive të tjera por policia po heton për ta zbardhur të plotë krimin. 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bebe Rexha sot koncert “live” në sheshin “Nënë Tereza”
Newsbomb brenda festës se bamirësisë së Andrea Bocellit me 150 milionerë »
Article Logic
Execution time: 0.020282030105591
array(1) { ["section"]=> string(68) "ekzekutohet-brenda-ne-lokal-ish-drejtori-i-oshee-se-ne-rreshen-52475" }