Ekzekutoi në mes të lokalit kreun e njësisë administrative, arrestohet VRASËSI (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:55 09-11-2018 Ekzekutoi në mes të lokalit kreun e njësisë administrative, arrestohet VRASËSI (EMRI)

Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes së kreut të njësisë administrative në fshatin Kotë te Selenicës, Fatmir Hodo.

Në pranga është vënë Admir Delaj, 43 vjeç, i cili ka qëlluar me armë gjahu Hodon duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në mes të një lokali të fshatit, ku viktima së bashku me autorin po pinin kafe.

Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.

Forcat e  policisë  ishin vënë në ndjekje të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi i kreut të njësisë administrative, dalin DETAJET: Po pinte kafe me vrasësin
U ekzekutua në mes të lokalit, kush është Fatmir Hodo, ish-kryetari demokrat i komunës »
Article Logic
Execution time: 0.026148080825806
array(1) { ["section"]=> string(89) "ekzekutoi-ne-mes-te-lokalit-kreun-e-njesise-administrative-arrestohet-vrasesi-emri-140906" }