“El Clasico” dhuron emocione, Sergio Ramos befason në fund Barcelonën

Publikuar tek: sport, më 18:25 03-12-2016 “El Clasico” dhuron emocione, Sergio Ramos befason në fund Barcelonën

Ndeshja Barcelona-Real Madrid është mbyllur me rezultatin 1-1. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka qenë më konkrete, teksa ka arritur të realizojë golin e avantazhit në minutën e 53-të me Luis Suarez. Neymar harkon bukur një top në zonë pas një goditje dënimi, dhe Suarez nuk e ka të vështirë të dërgojë topin me kokë në rrjetë.

Ekipi i Zidan mundohet të reagojë, por duhet thënë që dhe fati nuk ishte sot me ta. Cristiano Ronaldo ishte pranë golit të barazimit në minutën e 89-të, teksa fare pranë shtyllës së majtë pingule të portierit të Barcelonës e çon topin jashtë kuadratit.

Megjithatë për këtë mendon Sergio Ramos, i cili një minutë më vonë shënon golin barazimit duke tronditur të pranishmit në “Camp Nou”. Kështu mbyllet kjo “El Clasico” e 133-të, me të dy ekipet që ndajnë nga 1 pikë. Real Madrid mban vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klubi amerikan i futbollit falenderon në shqip dhe me flamurin kuqezi tifozët shqiptarë
Në nder të Chapecoenses, në “Juventus Stadium” fikin dritat e stadiumit »
Article Logic
Execution time: 0.23052310943604
array(1) { ["section"]=> string(72) "el-clasico-dhuron-emocione-sergio-ramos-befason-ne-fund-barcelonen-61491" }