‘El Pais’ reportazh për Sarandën e “Eskobarit”, jo atë turistike

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:21 18-01-2017 ‘El Pais’ reportazh për Sarandën e “Eskobarit”, jo atë turistike

Gazeta më e madhe në Spanjë, “El Pais” i ka kushtuar një artikull të gjatë qytetit “të panjohur” të Sarandës, por jo si destinacion turistik.

Gazeta spanjolle e quan Sarandën si shtëpinë e “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili, dhe shkruan se qyteti i vogël vetëm pak kilometra larg ishullit të Korfuzit është shndëruar në epiqendrën e trafikut të drogës.

“El Pais” shkruan se titutj hiperbolikë të mediave greke që e quajtën atë “Eskobarin e Ballkanit”, nuk ngurruan të shkruanin se ai ka mbrojtje nga autoritetet dhe politikanë të lartë shqiptarë, pretendime që u mohuan nga Ambasada shqiptare në Athinë, raporton Newsbomb.al.

“Por kjo nuk e ndaloi opozitën shqiptare ta identifikojë ministrin e Brendshëm si një nga mbrojtësit e Balilit”.

Kronologjia e gazetës spanjolle përmend më pas daljen e një video ku dukej ndër të tjerë, ministri shqiptar i financave në inagurimin e hotelit luksoz në pronësi të Balilit.

Gazeta e mbyll shkrimin duke thënë se Balili është ende në kërkim, pavarësisht disa aksioneve nga policia për kapjen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS: Librazhdi del te CNN, shkak temperatura e ulët
FOTO E DITËS »
Article Logic
Execution time: 0.0040631294250488
array(1) { ["section"]=> string(65) "el-pais-reportazh-per-saranden-e-eskobarit-jo-ate-turistike-65849" }