Elbasan, dhunohen zyrat e PD, Ristani: Rast i përsëritur, shkaktar dyshja Rama-Meta

Publikuar tek: politike, më 13:16 19-03-2015 Elbasan, dhunohen zyrat e PD, Ristani: Rast i përsëritur, shkaktar dyshja Rama-Meta

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, ka thënë sot në një deklaratë për media se dhunimi i zyrave të PD në qytetin e Elbasanit është vepër e dhunës dhe kaosit të nxitur nga dyshja Rama-Meta.

Ristani tha se ky është një rast i përsëritur i dhunimit të zyrave të Partisë Demokratike si pasojë e siprales së krimit dhe mafies ku janë kapur dyshja Rama-Meta, për shkak të kaosit të qeverisë, si pasojë e ditëve të pakta që i kanë mbetur në qeveri.

“Dhuna dhe metodat banditeske nuk kanë qënë, dhe kurrë nuk do të jenë zgjidhje. Ato kanë qënë dhe do të jenë gjithnjë, tregues të kaosit dhe dritshkurtësisë që shkakton frika e largimit nga pushteti. Demokratët e Elbasanit e të gjithë Shqipërisë janë më të bashkuar se kurrë. Qytetarët e vendit janë ngritur në këmbë, dhe ia kanë bërë të qartë dyshes Rama-Meta, se nuk i pranonjnë më zullumet e tyre, se nuk pranojnë më të sundohen nga krimi dhe mafja në pushtet”, ka thënë deputeti i PD, Ristani.

Sipas Arben Ristanit, qeveria përdor dhunë me anë të rrënimit të zyrave të PD, por demokratët e Elbasanit janë më të bashkaur se kurrë. “Ja kanë bërë të qartë dyshes Rama-Meta se janë më të fortë se kurrë dhe do ti japin kësaj qeverie përgjigjen e merituar”, tha Ristani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla-Bashës:Ke nxjerrë edukatoret në protestë. Bashkia:Mashtrues ordiner i shpallur nga gjykata si Taulant Balla
Bruksel, takimi Gjosha-Avramopulos: Të vendosur për reformat e integrimit të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.017848014831543
array(1) { ["section"]=> string(84) "elbasan-dhunohen-zyrat-e-pd-ristani-rast-i-perseritur-shkaktar-dyshja-rama-meta-6338" }