'Elbasan i bukur, Elbasan', deputeti: Nga qyteti i luleve në...

Publikuar tek: politike, më 12:38 30-12-2018 'Elbasan i bukur, Elbasan', deputeti: Nga qyteti i luleve në...

Deputeti i PD për Elbasanin Luçiano Boçi reagon për atentatin me tre të vrarë mbrëmë në këtë qytet. Boçi përmes një mesazhi në rrjetet sociale shprehet se Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.

"Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave. Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës", shprehet ndër të tjera Boço.

Një atentat tronditi mbrëmë Elbasanin, ku mbetën të vdekur tre persona. Nga breshëria e plumbave humbën jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani si dhe shtetasi turk i identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.

Postimi i plotë:

Elbasan “i bukur”, Elbasan...

Masakra e prag vitit të ri në Elbasan zgjoi interesin mediatik të vendit, por akoma jo reagimin e një qyteti që fle e zgjohet me “muhabete” vrasjesh, prishjesh pazaresh, sherresh ekstreme.

Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.

Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.

Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.

Policia me urdhërin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.

Vullneti i munguar politik e ka mbyllur atë “në kazermë”.

Jetët tashmë këtu quhen hesape.

Interesat milionëshe emërtohen sherre.

Gjobvëniet shihen si taksa.

Qyteti ndërkohë zhytet cdo ditë e më shumë në një varfëri skllavëruese të shpirtit të protestës.

Por ditët e reagimit po afrohen...

Elbasani kërkon t’i rikthehet qyteti!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘ONM lajmëroi se Reforma e ka mbyllur qarkun, shpejt fillon goditja! Ministrat që hoqi Rama kanë pasur në dorë paratë’
Meta feston me fëmijët e Fshatit SOS, kërcen këngën ‘Skifterja e zemrës’ (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016074180603027
array(1) { ["section"]=> string(62) "elbasan-i-bukur-elbasan-deputeti-nga-qyteti-i-luleve-ne-147033" }