ELBASAN, Rama NGRE NË KËMBË ministrat: I flisni popullit

Publikuar tek: politike, më 18:19 13-03-2018 ELBASAN, Rama NGRE NË KËMBË ministrat: I flisni popullit Foto nga takimi i kabinetit qeveritar në Elbasan

Kryeministri Edi Rama, dhe kabineti qeveritar ndodhen në Elbasan ku po zhvillojnë një takim për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Pasi dëgjoi një mësuese të qytetit të Elbasanit, problemi i së cilës kishte marrë zgjidhje, Rama i dha fjalën disa qytetarëve të cilët kishin akoma probleme të pa zgjidhura.

Pasi dëgjoi qytetarët, Rama për çdo problem të tyre, ngriti në këmbë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushatin, ministrin e Bujqësisë Niko Peleshin, ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ministrin e Energjitikës Damian Gjiknurin.

Rama e nisi me ministrin Bushati të cilit i tha me një ton urdhërues të ngrihet në këmbë dhe t’i flasë popullit.

“Me platformën “Shqipëriaqëduam", janë ofruar shumë shërbime. Ndaj për këtë mund ta na flasë ministri. Fjala është për ty, duhet të ngriheni në këmbë dhe të flisni para popullit”. – i është drejtuar Rama Bushatit, dhe po në këtë mënyrë dhe ministrave të tjerë.

Bashkëbisedim për Platformën e Bashkëqeverisjes u organizua në kuadër të takimit 2 ditor që Rama dhe kabineti i tij po mbajnë në Elbasan.

Ndërsa pasditen e së mërkurës në datën 14 në agjendë e kabinetit qeveritar është vendosur një aktivitet ku do të dorëzohet edhe certifikata e pronësisë për Kishën Katolike të Elbasanit si dhe pjesmarrjes në panairin dhe festimet që oraganizohen nga bashkia e qytetit për Ditën e Verës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë: Etilda Gjonaj i shkoi në qeli Aldo Bares
“Ta mbarojë ose të mbarojë”, Rama paralajmëron ministrin për rrugën Tiranë -Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.032764911651611
array(1) { ["section"]=> string(61) "elbasan-rama-ngre-ne-kembe-ministrat-i-flisni-popullit-113150" }