Elbasani ‘i blinduar’, zbarkon edhe FNSH: Bllokohen 6 makina luksoze (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 13-02-2018 Elbasani ‘i blinduar’, zbarkon edhe FNSH: Bllokohen 6 makina luksoze (VIDEO)

Në Elbasan ditën e djeshme përgjatë natës, ka qenë në gatishmëri, Policia Rrugore dhe FNSH-në.

Janë ushtruar kontrolle me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se 8 drejtuesve mjetesh u është tërhequr Leja e Drejtimit për të kaluar në OASH . Janë marrë 12 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, 8 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Nga ana tjetër 6 mjete kaluan në pikë bllokimi për mos shlyerje të masave administrative të marra më përpara.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle nga FNSH-ja për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Nga aksioni, 5 shtetas të shoqëruar në Komisariat pa dokumente identifikimi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL/ AKEP të enjten do ‘vulosë’ vendimmarrjen e fshehtë, anëtarët e bordit ‘kyçin’ gojën
Arrestohet me heroinë trafikanti i drogës në autobusin Tiranë-Athinë, çfarë ndodhi në kontrollin e dytë (EMRI- VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021002054214478
array(1) { ["section"]=> string(77) "elbasani-i-blinduar-zbarkon-edhe-fnsh-bllokohen-6-makina-luksoze-video-110089" }