Elefanti shkatërron 100 banesa, dyqane dhe automjete, krijon panik për 5 orë (Video)

Publikuar tek: bota, më 10:46 11-02-2016

Një elefant ka shkatërruar 100 banesa, dyqane dhe ndërtesa të tjera në Siliguri të Indisë, duke u krijuar panik panorëve të zonës për 5 orë që ka qënë jashtë kontrollit.

“Elefanti është shkëputur nga pylli që ndodhet afër me qytetin dhe përfundoi në Siliguri ku ka krijuar panik në të gjithë qytetin për 5 orë. Kafsha ka shkatërruar rreth100 banesa dhe ka dëmtuar edhe disa automjete” ka thënë Ministri i Mjedisit të Indisë, Binay Krishna Barman.

Banorët janë munduar ta përzinin elefantin duke i hëdhur gurë, por ai nuk ka ndaluar deri sa të mbrrinin në qytet specialistët të cilët e vunë në gjumë. Pak më vonë elefanti është kthyer përsëri në pyll, por shkatërrimet që ka lënë mbërapa janë të shumta. 

111elefand

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13073897361755
array(1) { ["section"]=> string(86) "elefandi-shkaterron-100-banesa-dyqane-dhe-automjete-krijon-panik-per-5-ore-video-32285" }