Eleminatoret e Europianit, Shqipëria U21 mëson kundërshtarët

Publikuar tek: sport, më 11:56 26-01-2017 Eleminatoret e Europianit, Shqipëria U21 mëson kundërshtarët

Shqipëria U21 mësoi kundërshtarët e saj, në një kohë që në fazën finale të Kampionatit Europian kalon vetëm skuadra që renditet e para në grup.

Por, ka shpresë sërish. Sipas formatit të përcaktuar dhe tashmë të njohur, nëntë fitueset e grupeve do t’i bashkohen direkt Italisë si vend organizator, kurse katër të dytat me bilancin më të mirë përveçse ndaj skuadrës që renditet e fundit në secilin grup do të ndeshen mes tyre në “play-off” për të plotësuar kuadrin me 12 ekipet që do të luajnë në fazën finale.

Ja grupet e shortuara sot

Grupi 1: Republika Çeke, Kroaci, Greqi, Moldavi, Bjellorusi, San Marino

Grupi 2: Spanjë, Sllovaki, Islandë, Shqipëri, Estoni, Irlanda e Veriut

Grupi 3: Danimarkë, Poloni, Finlandë, Gjeorgji, Lituani, Ishujt Faroe

Grupi 4: Angli, Holandë, Ukrainë, Skoci, Letoni, Andorra

Grupi 5: Gjermani, Izrael, Norvegji, Irlandë, Azerbajxhan, Kosovë

Grupi 6: Suedi, Belgjikë, Turqi, Hungari, Qipro, Malta

Grupi 7: Serbi, Austri, Rusi, Maqedoni, Armeni, Gjibraltar

Grupi 8: Portugali, Zvicër, Rumani, Uells, Bosnjë-Hercegovina, Liehtenshtein

Grupi 9: Francë, Slloveni, Mali i Zi, Bullgari, Kazakistan, Luksemburg.

Ndërkaq UEFA ka përcaktuar datat kur do të luhen ndeshjet:

20 – 28 mars 2017

5 – 13 qershor 2017

28 gusht – 5 shtator 2017

2 – 10 tetor 2017

6 – 14 nëntor 2017

19 – 27 mars 2018

3 – 11 shtator 2018

8 – 16 tetor 2018

Play-off

12 – 20 nëntor 2018

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendoset për stadiumin “Selman Stërmasi”, kryebashkiaku Veliaj jep lajmin
Tifozët e Tiranës grushta futbollistit bardheblu, lojtarët detyrohen të braktisin stërvitjen »
Article Logic
Execution time: 0.016583919525146
array(1) { ["section"]=> string(65) "eleminatoret-e-europianit-shqiperia-u21-meson-kundershtaret-66725" }