Eleonora e BB një mesazh nga hapësira për femrat në Tokë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:19 22-09-2015 Eleonora e BB një mesazh nga hapësira për femrat në Tokë

Ish-banorja e Big Brother Albania 8, Eleonora, është shumë aktive në rrjetet sociale me postimet e saj, por edhe me përgjigjet për mesazhet e dërguara nga fansant.

Kësaj here, Noa ka një mesazh nga “hapësira e saj” për të gjithë femrat në Tokë, që sipas duhet të ndihen të kënaqura me pamjen e tyre, të thjeshtë dhe të pamaskuar.

Një mesazh nga hapësira ime për ju femrat në Tokë:

Provoni të ngriheni nga gjumi në 2 të natës me orën tuaj dhe mos përtoni, shikohuni në pasqyrë. Admironi veten edhe kur pamja zbukurohet vetëm tek pizhamat. Mos u fut shumë në detaje se ske kohë, kënaqu me ndriçimin që sapo i dhe pasqyrës dhe kurse sekondat sepse nuk je vetëm. Tek e fundit, për çdo femër në TOKË ekziston maska e një gruaje që i rri gjithmonë përballë, gati për ta kap në gabim dhe ta admiroj fshehurazi dhe në 2 të natës. Prandaj të jesh e survejuar brenda lloji, injektohesh gjithmonë me bukurinë tënde para pasqyrës ,pavarësisht çfarë ajo tregon me orën tuaj. Dhe fabula është e shëndetëshme:

Të shohesh atë që DO, tek vetja do të thotë të kesh gjithmonë një maskë malinje nëpër këmbë që të ruan sa të biesh dhe të groposi me pizhama. Prandaj FEMRA: Jo vetëm të bukura ditën por edhe të zgjuara natën!

Tregohuni të ndjeshme ndaj shëmtisë që se shihni dhe admironi urtësinë e maskave pa zë...

P.S: Mos harro të fikësh dritën para se të fleshë, lërë maskën të ëndërrojë për ty edhe në errësirë…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03259801864624
array(1) { ["section"]=> string(62) "eleonora-e-bb-nje-mesazh-nga-hapesira-per-femrat-ne-toke-21420" }