Elhaida Dani ka një mesazh për të gjithë ata që e mbështetën

Publikuar tek: kulture-art, më 21:47 24-05-2015 Elhaida Dani ka një mesazh për të gjithë ata që e mbështetën

Në një reagim të parin në Facebook, një ditë pas natës finale të Eurovision 2015, Elhaida Dani ka falënderuar mbështetësit duke u shprehur se për të nuk ishte e lehtë të ngjitej në skenën e madhe të Eurovision duke patur përgjegjësinë të përfaqësoj Shqipërinë.

“Tani nuk duhet të merzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të medha”, shkruan Elhaida në mesazhin vetëm në gjuhën shqipe në Facebook.

“Ndihem e përulur ndaj mbeshtetjes që më keni dhënë... Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë të padrejta, netë të tera pagjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rrallë herë, për një këngë, për mua. 
Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pas pergjegjësinë të përfaqësoj vendin tim më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxerr nga trupi im ka qënë i vërtetë, i saktë apo jo, ai ka qënë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë. 
Ky status është vetem për ju, të gjithë ju që më mbështetët. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë boten. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha. 
Ju dua shumë vërtetë
Ju perqafoj unë, dhe familja ime që ju falënderon sinqerisht”, shkruan këngëtarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elhaida Dani mund të zbresë në renditjen e Eurovizionit, BBC: Votat e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të pavlefshme
Ja kujt ia dhanë pikët anëtarët e jurisë sonë në Eurovision »
Article Logic
Execution time: 0.073261976242065
array(1) { ["section"]=> string(66) "elhaida-dani-ka-nje-mesazh-per-te-gjithe-ata-qe-e-mbeshteten-11889" }