Elhaida Dani mund të zbresë në renditjen e Eurovizionit, BBC: Votat e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të pavlefshme

Publikuar tek: kulture-art, më 08:22 24-05-2015

Elhaida Dani është renditur dje e 16-ta në Eurovizion, duke marrë me vete zhgënjimin për votimin që më shumë u duk ‘’gjeopolitik’’, por ajo së bashku me të gjithë fansat e saj, mund të zhgënjehet edhe më shumë. Votat e Maqedonisë, që i dhanë 12 pikë do shpallen të pavlefshme.  Sipas BBC, pas festivalit organizatorët kanë zbuluar se ka patur parregullësi në votat e jurisë së Maqedonisë dhe Malit të Zi.

“Rezultatet e jurisë së Maqedonisë dhe Malit të Zi për finalen e madhe janë përjashtuar, pas konsultimit me PriceëaterhouseCoopers, vëzhguesi i pavarur i festivalit, me supervizorin dhe kryetarin e grupit. Në të dyja vende, televotimi ishte në masën 100%. Përjashtimi i votimeve të këtyre dy jurive, do diskutohet në qershor”, thuhet në deklaratën e tyre.

Vendimi i jurisë është një kombinim mes specialistëve dhe mendimit të publikut. Mendohet se mbi 200 milionë e ndoqën Eurovisionin dje, i cili u pa për herë të parë drejtpërdrejtë edhe në Kinë.

‘’You Tube’’ e klasifikonte këngën e Elhaida Danit, të dytën, ndër 10 këngët më të dëgjuara. “Belgjika, Gjeorgjia, Suedia, Slovenia, Azerbajxhan, Armenia, Anglia, Estonia, Shqipëria, Rusia”, kjo është renditja nga vendi i dhjetë në të parin, sipas ‘’You Tube’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elhaida Dani elektrizon skenën e Eurovision (VIDEO)
Elhaida Dani ka një mesazh për të gjithë ata që e mbështetën »
Article Logic
Execution time: 0.013978004455566
array(1) { ["section"]=> string(114) "elhaida-dani-mund-te-zbrese-ne-renditjen-e-eurovizionit-bbc-votat-e-maqedonise-dhe-malit-te-zi-te-pavlefshme-11847" }