Elia Zaharia event për 77-vjetorin e martesës së Zogut me Geraldinën, risjell kapelet aristokrate mbretërore

Publikuar tek: kulture-art, më 19:35 27-04-2015 Elia Zaharia event për 77-vjetorin e martesës së Zogut me Geraldinën, risjell kapelet aristokrate mbretërore

Ky vit shënon 77-vjetorin e martesës mbretërore të Ahmet Zogut dhe Geraldina Apponyi. E fejuara e Princ Lekës, Elia Zaharia ka organizuar një mbrëmje përkujtimore të martesës mbretërore, në kuadër të së cilës do të prezantojë edhe katalogun e kapeleve “Geraldine Apponyi”.

Mësohet se këto kapele janë dizenjuar nga stilistja kosovare Njomëza Luci e cila do t’i sjellë sonte në një sfilatë në Rezidencën Mbretërore Shqiptare. Disa nga personazhët VIP që janë nderuar për të qenë pjesë e këtij eventi kanë mbërritur në Oborrin Mbretëror Shqiptar dhe kanë realizuar disa foto “selfie” me kapelet klasike të stilit “oborrtar”. Aurela Hoxha, Enada Vaso dhe Elia Zaharia janë të parat që shfaqin elegancën me kapelet ku padyshim mishërohet finesa dhe aristokracia femërore. Aksesori i kapeles është elementi më i sofistikuar i klasit femëror dhe dallues oborrtar.

Mbreti Ahmet Zogu dhe mbretëresha Geraldina Apponyi e lindur në Budapest të Austro-Hungarisë u martuan në vitin 1938. Ndërsa, çifti Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë deklaruar se do të martohen në shtator të vitit 2015, ndërkohë ata janë të fejuar që prej vitit 2010.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria në fokus të francezit Jean-Leon Gerome
Aktori Neritan Liçaj feston 46-vjetorin, i përgjigjet çdo urimi »
Article Logic
Execution time: 0.020936965942383
array(1) { ["section"]=> string(112) "elia-zaharia-event-per-77-vjetorin-e-marteses-se-zogut-me-geraldinen-risjell-kapelet-aristokrate-mbreterore-9813" }