Meta: LSI lexon rezultatet prandaj rritet. Me Ramën raporte konstruktive, edhe Veliajn e kam uruar

Publikuar tek: politike, më 11:24 26-06-2015 Meta: LSI lexon rezultatet prandaj rritet. Me Ramën raporte konstruktive, edhe Veliajn e kam uruar Ilir Meta

Ilir Meta ka bërë daljen e tij të parë publike ku ka folur më me detaje për rezultatet e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Meta deklaroi se nuk mund të bënte një analizë të nxituar për bashkitë ku LSI nuk ka dalë fituese, pasi duhet të lexojë rezultatet. Ai tha se ka raporte konstruktive dhe bashkëpunuese me Ramën dhe se ashtu siç ka falenderuar Halim Kosovën, ka uruar edhe Erion Veliajn. "Ne i kemi raportet mjaft konstruktive dhe bashkëpunuese, e falenderoj për përkrahjen që i ka dhënë kandidatëve të ASHE. Ju se keni marrë vesh që u takova të mërkurën që sapo kaloi?", tha Meta për Ramën.

Më shumë ministra të LSI-së në qeveri? Meta tha se punët e qeverisë i takojnë Ramës por nga ana tjetër dha mesazhin se ''LSI rritet se di të lexojë rezultatet e zgjedhjeve.''

“Së pari mua më vjen keq që ju paskeni dashur të fitojmë në 61. Ky s’ka qenë qëllimi ynë, kemi punuar për t’i mbështetur për ne ka rëndësi standardi, madje kemi uruar po të ketë mundësi t’I fitojë të gjitha opozita. Për ato bashki ku kandatët e ASHE, pavarësisht se janë propozuar, nga LSI apo parti të tjera, jam I bindur se do bëjmë një analizë të përgjegjshme të detajuar për çdo qendër votimi për të realizuar arsyet e mosrealizimit të suksesit, për të reflektuar në të ardhmen ku arsyet janë nga më të ndryshme. Shpresoj mos keni besuar vërtet të fitojmë 61 bashki se nuk do ishte e shëndetshme për demokracinë.  Do të isha mjaft i nxituar të bëja një analizë pa lexuar rezultatet për çdo bashki, pa bërë krahasimet. Nuk dua të nxitohem. Ajo që dua të nënvizoj është se LSI në gjithë qytetet kryesore ka treguar një rritje mjaft të shëndetshme, pothuajse në çdo qendër votimi. Votë mjaft solide politike. Në bashki më të vogla, vota është gjithnjë e më pak politike. ”, iu përgjigj Meta pyetjes së gazetarëve për Pogradecin dhe Lezhën, kur para disa ditësh sekretari i Përgjithshëm I LSI, Luan Rama, tha se kanë ndodhur pazare me votën.

Lidhur me pyetjen pse uroi vetëm Kosovën dhe jo Veliajn, Meta tha se është me Veliajn  në komunikime të vazhdueshme.

“Së pari unë Z.Veliaj e kam uruar që kur ai është vendosur si kanddat  i ASHE, e kam uruar publikisht edhe në takime të LRI si kryebashkiak, e kam uruar pas zgjedhjeve dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm. Pse kam uruar Kosovën? E kam uruar sepse vlerësoj shumë kulturën e tij të pranimit të rezultatit, të urimit të kundërshtarit. Të dëshirës së tij dhe pavarësisht nga zhgënjimi tha se kryetari i Tiranës duhet të mbajë premtimet, vlerësoj vullnetin e tij për të qenë bashkëpunues. Nuk para ndodh që në vendin tonë ai që nuk fiton të pranojë humbjen. Reagimi i tij i fundit ishte në vijim të një fushate larg agresivitetit të neveritshëm.”, tha Meta.

Në lidhje me mbështetjen që votuesit e LSI i kanë dhënë kandidatit Veliaj Meta tha:

“Të gjitha votat e LSI kanë shkuar në drejtimin e duhur. Kjo kërkon një analizë më komplekse, natyrisht një defekt në mospërputhje të të gjitha votave, duhet ta gjejmë në faktin se të gjithë ne kemi përgjegjësi, duke nisur nga unë i pari se parashikoja një fitore më të thellë. Edhe vetë elektorati në kryeqytet kishte besimin për një fitore mjaft bindëse. Veliajn e falenderoj për fushatë energjike dhe propozime mjaft bindëse.Nëse ju nuk iu mjaftojnë 45 mijë votat e Z.Veliaj, do shprehja shqetësim për pretendimet tuaja jo shumë demokratike”, theksoi Meta.

Me sfond anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, Meta komentoi edhe rreth pyetjeve për ndryshimet në qeveri dhe nëse LSI do kishte pretendime për më shumë përfaqësim.

“Çështja e qeverisë i takon kryeministrit. Dhe ajo që është e rëndësishme, duhet të lexojmë të gjitha mesazhet që vijnë nga kjo votë.”, tha Meta.

Lidhur me pyetjen nëse do kërkojnë më shumë përfaqësim në qeveri Meta komentoi: “Duhet lexuar mirë rezultati ju e dini mirë se LSI rritet se di të lexojë. Fuqia e LSI është normaliteti.”

I pyetur nëse po bën të pakënaqurin për të synuar Presidencën, Meta u përgjigj: “Nuk jam këtu për të hedhur fall se nuk është në natyrën time kjo gjë, jam këtu për të prezantuar këshilltarët. Dhe për të bërë falenderimin e përzemërt për 260 mijë votat, mbi 73 mijë qytetarët e qarkut të Tiranës që na besuan.”

Në nisje të konferencës për shtyp Meta renditi rezultatet e LSI-së në të gjithë Shqipërinë.

“Një falenderim të jashtëzakonshëm e kam për qytetarët e Durrësit, ku LSI ka arritur rezultatin më të mirin në shkallë kombëtare, duke arritur jo vetëm në 13 këshilltarë, një më pak se forca e dytë politike por edhe 30 mijë vota, 3 herë më shumë se 2013, kjo është arritje e shkëlqyer. Dua të falenderoj të gjithë ata që votuan për LSI në Bashkinë e Fierit, ku LSI doli forcë e dytë në Këshill Bashkiak. Falenderim të veçantë për të gjithë ata që besuan në Elbasan, ku LSI rezulton të jetë forca e dytë më e madhe. Natyrisht nuk mund të mos falenderojmë përkrahësit tanë në Gjirokastër, ku LSI ka dalë forcë e parë, një falenderim I takon Bashkisë së Dropullit, ku LSI ka arritur rezultat spektakolar, shumicën e këshilltarëve. Rritja e ndjeshme me 60% të votave krahasuar me 2013. Në Bashkinë e Kamzës, LSI forcë e dytë politike, me trefishim nga 2013. Falenderim të padiskutueshëm për qytetarët e Shkodrës, ku LSI ka rritje të ndjeshme nga 2013. Natyrisht nuk kemi realizuar çdo objektiv, po standardet plotësisht të realizuara, pavarësisht se u punua në mënyrë sistematike për të dëmtuar imazhin e zgjedhjeve.”, tha Meta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elmar Brok: Nëse gjysma e raportit të OSBE është i vërtetë, zgjedhjet në Shqipëri janë falsifikuar
Basha ankohet tek ndërkombëtarët për zgjedhjet: U deformua standardi »
Article Logic
Execution time: 0.020521879196167
array(1) { ["section"]=> string(24) "eliajn-e-kam-uruar-14685" }